Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një 41-vjeçare nga Prishtina lind fëmijën e 16-të

02/11/2018
Gjyshja bëhet nënë për të 20-ën herë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në 25 vitet e martesës së saj, Bahrie Gashi ka pasur 19 shtatzëni, prej të cilave tri kanë dështuar dhe 16 kanë qenë të suksesshme.

Ditë më parë, 41 vjeçarja nga Prishtina e solli në jetë fëmijën e saj të fundit në kushte shtëpie.

Një ditë më pas, ajo është dërguar në spital ku po vazhdon të qëndrojë, me foshnjën e cila raportohet të jetë në gjendje stabile.

Ajo thotë se shtatzënia e saj ka qenë e paplanifikuar dhe se lindja ka ndodhur aq shpejt sa nuk ka pasur kohë për të shkuar në spital.

“Katër i kam lindë në spital të tjerat në shtëpi më ndihmën e Zotit dhe të vjehrrës. Vjehrra më ka ndihmu… më mirë në spital se është kujdesi më i mirë dhe pritja më e mirë”, thotë tash kur pas lindjes po e rimerr veten.

Ajo thotë se shkalla e lartë e tensionit ka qenë arsyeja pse ajo kreu lindjen në shtëpi, larg kujdesit mjekësor.
“Planifikimi ka qenë vetëm tre po qe Zoti deshti kështu. Për kushte financiare nuk janë për me u livdu, veç burri punon ndihmë nga shteti nuk marr, asistencë sociale nuk kam, popullata na ndihmon ngapak”, thotë ajo.

Bahria thotë se fëmijët e saj nuk e kanë pritur mirë lajmin që shtëpisë po i shtohet edhe një fëmijë, jo për shkak të numrit të tyre të madh, por për shkak të kushteve të rënda ekonomike në familje.

Ajo thotë se vetë nuk ka mundësi të punojë për shkak të obligimeve që ka ndaj fëmijëve.  Prandaj e gjithë familja me fëmijë, prindërit dhe gjyshen jetojnë me një pagë. Së fundmi, ajo është bërë edhe gjyshe.

“Me u ba gjyshe është një dhuratë e madhe e masandej me u ba nanë pasi që je ba gjyshe është shumë prekëse, por ndodhi”, thotë ajo.

Bahria tregon se fëmija i lindur ditë më parë është i fundit pasi që ajo thotë se do ta shtojë kujdesin që të mos mbesë më shtatzënë.

“Me këtë e pata në plan me e ndal, mendova me hy në operacion cezarian dhe me i lidh tubat ose me heq mitrën, por deshti Zoti e linda normal e boll mo”, tha ajo.
Bahria kujton se kur është martuar urimet që i ka marrë kanë qenë “U bëftë një mahallë prej juve” .

“Kjo ka qenë zakon gjithmonë edhe është, e uroj edhe unë dikënd”, tha Bahria.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë Xhevdet Gojnovci tregoi për KALLXO.com se në çfarë gjendje është pranuar fëmija në Klinikë pasi që ka lindur në kushte shtëpie.

“Ka lindë lind në kushte shtëpiake me datën 28 ndërsa është pranuar me datën 29 tetor pas mesnate në ora 00:40 minuta dhe është sjellë nga familjarët. Meqenëse ka lindë në kushte shtëpiake është pranuar dhe është vërejtë se kërthiza është punuar në kushte josterile, është lidhur me një penj, doktorët e kanë bërë përpunimin e kërthizës, ka qenë në hipotermi. Temperatura trupore ka qenë 33.3 gradë celsius që normalisht është 36.5, është vendosë në inkubatorë dhe në një aparat që i jep oksigjen me presion”, tha Gojnovci.

Fëmija është në gjendje stabile dhe po vazhdon trajtimin në Klinikën e Neonatologjisë ndërkohë që mjekët apelojnë që të mos bëhen lindjet në shtëpi që rreziku është i madh edhe për nënën edhe për fëmijën. /GazetaExpress/

Tags: femijeKosovelindjematernitet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.