Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet personi që takoi për herë të fundit të gjallë ekstremistin grek

02/11/2018
Flet personi që takoi për herë të fundit të gjallë ekstremistin grek
Share on FacebookShare on Whatsapp

Personi që takoi i fundit ekstremistin grek Konstandin Kacifas para se të vritej nga RENEA ishte një bari i zonës në Bularat të Gjirokastrës.

Në një prononcim për mediat greke, ai tregon takimin e fundit me 35-vjeçarin, ndërsa e përshkruan shkëmbimin e zjarrit mes Kacifas e policisë si luftë dhe shton se fatmirësisht shpëtoi pa u lënduar.

“Konstandinin e pashë, biseduam, u ulëm dhe i dhashë ujë. Pastaj i dhashë xhupin sepse ishte ftohtë. Ai ishte i qetë. Më pas shkova te delet dhe e humba nga sytë, ai u zhduk. Pashë helikopterin dhe fatmirësisht nuk mora ndonjë plumb, ishte një luftë e madhe”, thotë ai.

Konstandin Kacifas u vra nga RENEA ditën e diel pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, pasi nuk pranoi që të dorëzohej. Ai fillimisht hapi zjarr ndaj policisë lokale në Gjirokastër më pas u arratis në malin e Bularatit ku u vra.

Ngjarja ka shkaktuar tension mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa trupi i ekstremistit ndodhet në morgun e QSUT në Tiranë për ekspertizë të detajuar. Pala greke ka kërkuar drejtësi, ndërsa ditën e hënë do të vijnë një oficer i policisë dhe një zyrtar i ministrisë së Jashtme për të marrë informacion në policinë shqiptare.

Ndërkohë që në javën e fundit në Athinë janë regjistruar thuajse cdo ditë protesta dhe episode të djegies së flamujve kuqezi. Gjithashtu para dy ditësh kishte edhe një alarm për bombë në ambasadën shqiptare, ndërsa sot zv/ ministri i Jashtëm grek tha se zbardhja e ngjarjes është test për negociatat mes dy vendeve

Tags: kacifasreneavrasje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

VIDEO/ Kapet hajduti i zyrës së këmbimit, dalin pamjet e grabitjes

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

Kuvendi i Kosovës ndërpret seancën për zgjedhjen e presidentit, mungon kuorumi

05/03/2026
Kreu s*ks me dhunë në Itali, policia e gjen në Tropojë

EMRI/ Të shtëna me armë në Shkodër, plagoset një 45-vjeçar

05/03/2026
SONILA MEÇO/ E kështu mediokri zgjedh mediokrin, servili servilin

SONILA MEÇO/ Ujku vegjetarian

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.