Ish kryeministri Sali Berisha ishte i ftuar mbrëmë në emisionin “Debatinë Channel One” të gazetarit Roland Qafoku.
Berisha akuzoi presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se është argat i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe po punon kundër interesave të shqiptarëve.
Sali Berisha: “Thaçi është argat i Vuçiç, e kam thënë në Krans Montana. Unë kam thënë atë që kam thënë. Fatkeqësia e shqiptarëve janë shqiptarët. Argati dhe Bernabiç sulmuan Gjermaninë. Lexojeni, keni shkrimin me pretekstin që nuk po i lënë të krijojnë Serbinë e madhe. Unë nuk kam asgjë personale me njeri.
Por kjo doli haptas. Unë mbroj interesin tim kombëtar. Dhe interesi im kombëtar në këtë periudhë është më i kërcënuar se nga kushdo tjetër.Është i kërcënuar nga argati i Beogradit në Prishtinë të cilët çdo ditë po heqin fytyrën dhe maskën dhe nxjerrin pazaret e flliqura që kanë bërë për të krijuar Serbinë e Madhe.
Dhe unë aty kam patur edhe përfaqësues serb të Bosnjës. Dhe ja thashë: Sigurisht që juve ju vjen mirë të ndodhë kjo sepse ata qëllimin e kanë të marin Bosnjën. Se ato 4 komuna çfarë iu duhen serbëve? Ato iu duhen për të marrë Bosnjën, për të krijuar precedentin. Po që shqiptarët të ndihmojnë në krijimin e Serbisë së madhe nuk ka më antishqiptar se ai që e bën këtë.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/