‘Make Albania Home Again- Sfida dhe zgjidhja e përbashkët e shqiptarëve’

‘Make Albania Home Again- Sfida dhe zgjidhja e përbashkët e shqiptarëve’

107
0
Shares

Ish-ministri Ylli Manjani në një shënim në rrjetet sociale përmend sfidën më të madhe që Shqipëria dhe shqiptarët kanë.

Sipas tij, e vetmja gjë e cila padyshim do të ndryshonte gjithë situatën në vend, është:Ta bëjmë Shqipërinë, shtëpinë e shqiptarëve.

Ish-ministri shkruan se janë shqiptarët ata që mund të ndryshojnë çdogjë dhe jo të ikin pa shpresë, të zhgënjyer nga udhëheqja e kësaj qeverie.

Postimi i plotë 

Make Albania Home Again.
————
Jam i bindur se sot nese thirren zgjedhje, shumica dërrmuese e votuesve nuk dëshirojnë të votojnë.

Janë shumë shqiptarë të neveritur nga politika dhe që jetojnë në ndjesinë e mungesës së shpresës.

Pa dyshim arroganca e qeverisë dhe dobësimi i opozitës janë shkaqet e dukshme. Në thelb kjo lloj politike nxit largimin e njerëzve nga vendi dhe nga dëshira për të marrë pjesë në politikë.

Çështja është se me ketë sjellje ne nuk rrezikojmë thjesht fatin e opozitës së sotme, por DEMOKRACINË.

Kjo situatë, ku njerëzit largohen, nuk marrin pjesë, frikësohen, blihen, mbyllin gojën çon natyrshëm në diktaturë!

Në mono-partizëm jemi, por pushtetit nuk i mjafton asnjëherë kjo. Ai do kontrollin e mendjes së çdo shtetasi. Dhe kjo gjë po vjen është reale!

Është shqetësuese shumë fakti që shqipëria militante quan “fajtorë” denoncuesin dhe jo kriminelin! Ky është konstatim i frikshëm për një shoqëri demokratike.

Qeveria e fortë ka luksin të bëjë çtë dojë me vendin, ashtu siç ka dhe luksin të fyjë popullin.

Edi Rama dhe eksponentë të tjerë, në vend të ishin në burg, etiketojnë njerëzit me fjalë të tilla si “grup zoologjik”, “larva”, “vemje”, “të q…. Robt”, “ qenef”, “mbejte e biodegradueshme”, “ bir kurve”, etj etj…

Në asnjë standart të të bërit politikë këto fjalë nuk gjenden! Por këtu përdoren për të rrudhur gjithnjë e më shumë opozitën dhe për të trembur të tjerët që nuk e duan qeverinë, të mos bashkohen me të (opozitën).

Kështu njerëzit tremben, nuk shohin shpresë dhe ikin!

Ka shumë kritizere që këtë faj e kërkojnë tek Opozita. Nuk i kontestoj aspak, por kjo nuk mund të çojë ujë në mullirin e diktaturës më të re që po troket.

Edhe unë mendoj se barra kryesore për të sjellë shpresën në këtë vend i mbetet natyrshëm opozitës.

Ndaj detyra tani është hartimi i një projekti përfshirje të madhe politike. Duhet rikthyer shpresa se ky vend do bëhet me shqiptarë dhe jo me emigrantë!

Është fjala për një projekt të madh që kërkon energji, ide dhe bashkbisedim jo më me struktura partish, por me njerëz në çdo lagje, pallat e pse jo shtëpi.

Duhet të kuptohet mirë se më mirë në shtëpi pa bukë se azilant pa shtëpi!

Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve dhe për të ata duhet të vendosin vetë.

Nuk mund të jetë legjitime asnjë qeveri apo opozitë të vendosë për vendin ku ata që nuk votojnë janë më shumë se ata që votojnë!

Zgjidhja është të bëjmë-në fakt është- Shqipërinë shtëpinë e shqiptarëve.

Make Albania Home Again. Kjo është sfida dhe zgjidhja jonë e përbashkët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY