Horoskopi, 2 nëntor 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

Horoskopi, 2 nëntor 2018/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për Ju!

232
0
Shares

Dashi

Do të arrini të rigjeni qetësinë dhe sigurinë në vendin e punës, dhe kjo edhe në sajë të shpirtit tuaj të pavarur, i cili do ju lejojë që të arrini rezultate të mëdha. Këshillohet që të shmangni debatet joproduktive.

Demi

Pritini të gjitha mundësitë që do ju afrohen gjatë kësaj të dite. Mund të merrni një rol me më shumë rëndësi, por duhet të jeni të gatshëm që të riktheheni në lojë dhe të merrni përgjegjësi të reja. Në dashuri do të jeni shumë krenarë, ndaj mundohuni që të kontrolloni mënyrën tuaj të komandimit.

Binjakët

Kjo është një periudhë e cila kërkon që ti kushtoni më shumë vëmendje, disa diskutimeve të mbetura pezull prej javësh. Nuk duhet të përfshiheni nga paniku në vendin e punës, pasi ngadalësime të vogla, mund të zgjidhen fare thjeshtë.

Gaforrja

Ky muaj i ri do të nisë me një grinte të madhe, por do të keni mundësi që të zgjidhni disa dyshime që ju mundojnë prej kohësh. Fiziku juaj do të jetë i dobët, ndaj mos u lodhni shumë.

Luani

Kjo është një periudhë intriguese për të zgjuar ndjenjat, sidomos për gjithë ata që janë në kërkim të shpirtit binjak. Do të jeni të fortë, pozitiv dhe karizmatik dhe kjo gjë do ju lejojë që të bëni për vete shumë persona. Mjaft të favorshme janë edhe negociatat në vendin e punës.

Virgjëresha

Ka ardhur momenti që të sforcoheni për të qenë më bashkëpunues me kolegët tuaj, pasi një projekt urgjent ka nevojë për përqendrim maksimal. Kjo e premte parashikohet që të jetë mjaft romantike.

Peshorja

Shmangni përfshirjen në disa projekte, pasi rrezikoni që ta ngarkoni tej mase veten tuaj. Jeni të provuar nga ritmet frenetike gjatë kësaj periudhe, por duhet të tregoheni të kujdesshëm që situata të mos ju dalë nga kontrolli. Dashuria do të jetë një sektor mjaft i favorizuar gjatë kësaj dite.

Akrepi

Më në fund po nisni të ndiheni të çliruar nga gjithë stresi dhe ankthi i akumuluar gjatë ditëve të fundit në punë, shkruan noa.al. Në dashuri duhet të mundoheni të mbani nën kontroll xhelozinë tuaj, pasi mund të shkaktoni debate të ashpra me partnerin/en.

Shigjetari

Durimi dhe gatishmëria do të jenë asi nën mëngë, gjë do ju lejojnë që të shmangni disa tensione në vendin e punës. Këshillohet që të jeni fleksibël dhe më të hapur, në gjetjen e zgjidhjeve të vlefshme, për çdo të papritur. Dashuria do të jetë mjaft e favorshme.

Bricjapi

Do të merrni disa lajme të papritura, të cilat do ju bëjnë mjaft euforik. Është mjaft e rëndësishme që të vlerësoni disa alternativa për të arritur objektivin që i keni vendosur vetes. Mbrëmja parashikohet të jetë e mbushur me emocione të forta.

Ujori

Këshillohet që të mbani nën kontroll impulsivitetin tuaj, pasi do të jeni shumë të drejtpërdrejtë dhe kjo sjellje mund t’iu hapë probleme. Takimet dhe rindezja e pasionit janë mjaft të favorshme, në orët e mbrëmjes.

Peshqit

Do të ndjeni nevojën për të dalë totalisht nga rutina juaj. Ka disa mundësi të mira për rritje profesionale, por duhet të jeni të gatshëm që të bëni disa sakrifica.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY