Dritan Zagani ka një kërkesë përpara se ish-ministri Tahiri të flasë

Dritan Zagani ka një kërkesë përpara se ish-ministri Tahiri të flasë

641
0
Shares

Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani ka një kërkesë pas njoftimit të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri se do të mbajë një konferencë ditën e sotme. Ai ka një apel për të gjithë gazetarët.

Zagani përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook shkruan se kërkon një gazetar të gatshëm për t’i bërë një pyetje ish-ministrit.

Nese ka gazetar qe pranon, do te doja ti benit nje pyetje ne konferencen LIVE te Sajmir Tahirit! Pyetja do te publikohet pas fillimit te konferences?!”, shkruan Zagani.

Saimir Tahiri pritet të mbajë një konferencë në orën 11:00 ku thekson se pas një viti heshtje, ka shumë gjëra për të thenë.

“1 vit heshtje, sot kam disa gjera per te thene! Shihemi ne 11.oo, live ketu”, shkruan Tahiri. Konferenca e tij do të mbahet te hotel “Rogner”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY