Vdes një grua në llixhat e Elbasanit, bashkëshorti në gjendje të rëndë...

Vdes një grua në llixhat e Elbasanit, bashkëshorti në gjendje të rëndë shëndetësore

326
0
Shares

Një 60-vjeçare nga Kosova u gjet e pajetë në Elbasan, në hotelin ku po qëndronte së bashku me bashkëshortin e saj.

Nga informacionet paraprake, mësohet se trupi i gruas u gjet nga bashkëshorti i saj, shtetasi J.I 70 vjeçar,  i cili pësoi shok nga ngjarja dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Çifti kishte shkuar prej 10 ditësh në Llixha Tregan të Elbasanit.

Njoftimi i policisë

Informacion paraprak

Më datë 31.10.2018, rreth orës 03:30 në Spitalin e Elbasanit është dërguar e vdekur shtetasja E. I., 60 vjeçe , banuese në Plloshan Kosovë si dhe në gjendje të rëndë shëndetsore bashkëshorti i saj shtetasi J. I., 70 vjeç, banues në Plloshan Kosovë, të cilët kishin ardhur për të bërë banja termale në Llixha Tregan Elbasan dhe ishin akomoduar në hotelin e shtetasit N.K.47 vjeç.

Nga këqyrja e kryer nga mjeku ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune . Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY