Moti i keq ka sjellë dhe impaktet e para në vendin tonë. Reshjet e shiut kanë sjellë përmbytje në dy qytetet bregdetare.
Referuar dhe pamjeve të mëposhtme, shirat kanë përmbytjen e qytetit të Durrësit dhe të Vlorës. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që rrugët e qytetit të Durrësit të mbushen me ujë. Ndërkaq në të gjithë portin e Durrësit është pezulluar edhe aktiviteti.
E njëjta situatë raportohet edhe në qytetin e Vlorës, ku më pak se 10 minuta reshje shiu me itensitet të lartë kanë mjaftuar që të përmbyten disa rrugë dhe lagje të rëndësishme.
Kjo situatë e motit vjen si pasojë e motit të keq me reshje dhe erëra të forta që ka përfshirë Italinë.
Ditën e djeshme, Drejtoria e Përgjithshme Detare dhe Kapiteneria ka kërkuar pezullimin e përkohshëm të mjeteve të vogla në 4 portet e vendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/