Një telenovelë që nuk ka fund, e tillë duket se do të jetë përgjithmonë historia mes Noizy-t dhe Encës
Dikur ata ishin “Kind and Queen” të grupit OTR, por prej disa kohësh rrugët e dy këngëtarëve të suksesshëm shqiptarë është ndarë dhe e vetmja gjë që ka mes tyre janë “diss”-at që i bëjnë njëri tjetrit në distancë.
Sikurse është mësuar sot, Noizy është duke zhvilluar një udhëtim në Europë, ku është i angazhuar me koncerte dhe impenjime të tjera profesionale. Ndër të tjera ai ka bërë edhe një vizitë në studiot e kompanisë prestigjioze muzikore “Universal Music”.
Ende nuk është e qartë se, cili është qëllimi i vizitës së tij. Nuk e dimë nëse po përgatit një projekt të madh, por shkroi “Ahaaa” si përshkrim dhe kujtojmë që edhe Enca u bë pjesë e kësaj kompanie para Noizyt. Madje ne kemi edhe foton kur reperi e uronte për këtë arritje të madhe të saj dhe të grupit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/