Zgjedhjet presidenciale në Brazil, fiton kandidati i ekstremit të djathtë

Zgjedhjet presidenciale në Brazil, fiton kandidati i ekstremit të djathtë

94
0
Shares

Kandidati i ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro ka fituar zgjedhjet presidenciale të Brazilit.

Bolsonaro fitoi 55.2% të votave kundër 44.8% për Fernando Haddad nga Partia e Punëtorëve të Majtë. Bolsonaro bëri fushatë me premtimin për të çrrënjosur korrupsionin dhe për të zhdukur krimin në Brazil. Fushata zgjedhore e tij  ka qenë thellësisht përcaktuese në votim.

Për dy vitet e fundit, vendi është udhëhequr nga një konservator, Michel Temer. Temer rezultoi jopopullor me brazilianët. Me miratimin e presidentes që po largohet me një rekord të ulët prej 2%, votuesit kërkuan ndryshime, sidomos në udhëheqje.

Fitorja e Bolsonaros me 10 pikë përqindjeje nënkupton vizionin që ai i paraqiti votuesve të Brazilit ku renditi  dhe vlerat familjare të cilat për të u bënë prioritare në fitore.

Pak informacion për Bolsonaron:

63-vjeçari është një oficer i dalë në pension, i ushtrisë dhe anëtar i Partisë Social Liberale (PSL), një grup  që kombinon konservatorizmin social dhe politikat pro-tregut.

Z. Bolsonaro është një figurë shumë polarizuese, i cili ka ktrikuar një sërë çështjesh – duke përfshirë abortin, racën, emigrimin dhe homoseksualitetin.

Ai e ka mbrojtur të kaluarën, sidomos vrasjet kundër kundërshtarëve në ish regjimin ushtarak të vendit dhe është shprehur në disa vende se ai është “në favor të diktaturës”.

Por pas arritjes së rezultateve, ai u tha mbështetësve se ai do të ishte një “mbrojtës i demokracisë” dhe do ta mbështesë kushtetutën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY