Vrasja e Kacifas, reagon zëdhënësi i qeverisë greke: Ekzekutim i ftohtë, Shqipëria...

Vrasja e Kacifas, reagon zëdhënësi i qeverisë greke: Ekzekutim i ftohtë, Shqipëria të ulë tonet

267
0
Shares

Ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë Dhimitris Xhanakopulos ka reaguar lidhur me vrasjen e 35 vjeçarit ditën e djeshme. Ai është shprehur se “autoritetet greke janë në komunikim te vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”,  ndërkohë që e ka cilësuar veprimin ‘ekzekutim të ftohtë’.

“Të mos nxitojmë të nxjerrim rezultate, “ tha ai. Ndërkaq ka theksuar se qeveria shqiptare duhet te ulë tonet, të mos e trajtojë çështjen me agresivitet, për të mos ushqyer reflekset sociale.

Shtetasi grek Kostandions Kacifa, 35 vjeç, hapi zjarr mbi makinën e policisë, për shkak se pretendonte se ishte hequr flamuri që kishte vendosur në qendër të fshatit.

Pas rezistencës së vazhdueshme nga ana e tij, RENEA e ekzekutoi 35-vjeçarin, i cili njihej për thirrjet e tij të urrejtjes ndaj shqiptarëve.

Në vendngjarje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike, model Kallashnikov, dy karikatorë municioni, një çantë me fishekë luftarakë, si dhe 31 gëzhoja. Në banesën e shtetasit Kaçifa u sekuestrua edhe një uniformë kamoflazh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY