Policia ka publikuar dhe pamjet e arrestimit të dy trafikantëve të drogës që u kapën gjatë aksionit të policisë në Durrës.
Në lagjen Nr.14, Shkozet, Durrës 2 trafikantët udhëtonin me një mjet tip BMW, ( T.Lala – drejtues dhe A.Bufi – pasagjer ), në afësi të vendit të quajtur “Ura e Dajlanit”.
Gjatë kontrollit në automjet, u konstatua një vend i modifikuar tek kapaku i Airbag. Gjatë kqyrjes nga ana e uniformave blu u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 pako të mbështjella me plasmas transparent me peshë rreth 2 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë.
Dy të arrestuarit janë: • Taulant Lala 29 vjeç, banues në Shkozet, Durrës; • Adnand Bufi 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/