“Turpërimi” nga Barcelona, Lopetegui shkarkohet nga stoli i Realit të Madridit

“Turpërimi” nga Barcelona, Lopetegui shkarkohet nga stoli i Realit të Madridit

102
0
Shares

Julen Lopetegui është shkarkuar zyrtarisht nga stoli i Realit të Madridit.

Disfata e turpshme 5-1 ndaj Barcelonës, duket se ka mbushur kupën e spanjollit, me Florentino Perez që nuk e ka menduar dy herë vendimin për ta shkarkuar. Lopetegui u emërua trajner i Realit, ndërsa ishte ende menaxher i Spanjës, pak ditë para se skuadra të luante takimin e parë në Kupën e Botës në Rusi.

Një eksperiencë që ka zgjatur me pak se katër muaj, duke kulmuar me humbjen në “El Clasico” mbrëmjen e së dielës.Pas 10 javësh kampionat, Reali i Lopetegui ka grumbulluar vetëm 14 pikë, duke qënë 10 pikë i distancuar nga kreu.

Me largimin e Lopetegui, Perez ka detyrën e vështirë për të gjetur pasardhësin e tij, ku sipas të gjitha gjasave do të jetë ish-trajneri i Chelsea dhe Juventusit, Antonio Conte. Momentalisht skuadra ka kaluar në duart e teknikut Santiago Solari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY