Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pakti Shqipëri-Greqi për festën e 28 tetorit, Kokëdhima: Krim i pabesë dhe tradhëti kombëtare e Ramës

29/10/2018
Blerja e mediave shqiptare nga Greqia, Zgjidhja: Rama të japë sqarime për milionat sekrete
Share on FacebookShare on Whatsapp

Koço Kokëdhima e ka cilësuar një krim të pabesë dhe një tradhti kombëtare të  Edi Ramës, festën e 28 Tetorit, festën kombëtare të Greqisë, e cila organizohet vit për vit në fshatin  Bulurat.

Kokëdhima thotë se vendimi për të festuar këtë ditë dhe në Shqipëri, është i bërë publik nga ana e Ministrisë së Jashtme Grekee ku dokumenti është firmosur gjatë kohës së vizitës së ish-Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, në qytetin e Korçës në vitin 2018 dhe takimit të Kretës në vitin 2017.

Kryetari i partisë ZGJIDHJA në reagimin e tij, i referohet situatës historike duke rikujtuar se se pranimi i 28 tetorit si festë e Greqisë, për Shqipërinë do të thotë të pranojë se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940.

Kokëdhima deklaron se populli shqiptar nuk duhet të lejojë që zyrtarë të saj tradhëtarë të mohojnë gjakun e dëshmorëve dhe të falsifikojnë historinë për interesa politike.

Deklarata e plotë e Koço Kokëdhima

28 tetori i vitit 1940 që njihet si dita e ‘JO’-së, ditë kur u shënua fillimi i luftës italo-greke dhe më e rëndësishmja e kalendarit zyrtar grek, do të festohet edhe në Shqipëri. Vendimi i bërë publik nga ana e Ministrisë së Jashtme Greke thotë se dokumenti është firmosur gjatë kohës së vizitës së ish-Ministrit të Jashtëm Grek, Nikos Kotzias, në qytetin e Korçës në vitin 2018 dhe takimit të Kretës në vitin 2017.

Nuk ka fjalë për të përshkruar këtë akt tradhëtie nga qeveritarët gjakprishur që flasin dhe firmosin në emër të shqiptarëve. Të pranosh se 28 tetori është ditë feste zyrtare edhe për Shqipërinë do të thotë të pranosh se ushtria greke ishte çlirimtarja e jugut në vitin 1940. E vërteta historike është tjetër. Me pretekstin e çlirimit të Greqisë nga Italia fashiste, ushtria e saj justifikoi pushtimin e Jugut të Shqipërisë, për të realizuar ëndrrën e vjetër shoviniste të “Vorio Epirit”, bëri, për të disatën herë,  masakrat më të përgjakshme ndaj popullsisë civile dhe të pambrojtur shqiptare dhe mbushi me grekë dhe nëpunës filogrekë administratat vendore në bashkitë dhe prefekturat e jugut shqiptar.

Çlirimi i jugut dhe i gjithë Shqipërisë është paguar me gjakun e mijëra dëshmorëve, djem dhe vajza të reja që nuk kursyen as jetën për vendin  e tyre. Shqipëria ishte ndër vendet e pakta në Europë që u çlirua vetëm me forcat e veta nga okupatorët nazifashistë dhe Lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare është një margaritar i historisë sonë për liri dhe pavarësi.

Populli shqiptar nuk duhet të lejojë që zyrtarë të saj tradhëtarë të mohojnë gjakun e dëshmorëve dhe të falsifikojnë historinë për interesa politike. Nëse vota e Greqisë për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së do të thotë të zhbëhet dhe falsifikohet historia, nuk e duam atë. Gjaku i dëshmorëve dhe brezat e ardhshëm nuk do të na e falin kurrë këtë.

 ZGJIDHJA i bën thirrje qeverisë shqiptare që të tërhiqet nga kjo lojë e ndyrë, antikombëtare dhe mohuese e historisë sonë të lavdishme. Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe ekipi negociator të shkarkohen dhe të merren të pandehur për tradhëti ndaj interesave të larta të vendit. Presidenti i vendit të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe të informojë publikun se çfarë tjetër është pranuar dhe firmosur nga këta zyrtarë antishqiptarë dhe gjakprishur, në dëm të tërësisë territoriale, sovranitetit, integritetit dhe historisë së vendit.

Shqipëria është një vend sovran. Ajo ka vuajtur ndër shekuj nga lakmitë e fqinjve dhe është kombi më i copëtuar në Europë. Asnjë marrëveshje nga askush nuk do të jetë legjitime. Vetëm populli i shumëvuajtur shqiptar do ta shkruajë historinë dhe do të vendosë për të ardhmen e vet. Tradhëtarët do të përfundojnë në koshin e plehrave të historisë.

Tags: bularatEdi Ramafestakoco kokedhimareagimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.