Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Rruga e heroinës nga fshati i barinjve në Has drejt Milanos’

28/10/2018
‘Rruga e heroinës nga fshati i barinjve në Has drejt Milanos’
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një fshat barinjsh e fshatarësh në malet e Verilindjes shqiptare, rreth 1300 kilometra larg nga Milano, Hasi ndihmon për të kuptuar gjeografinë e drogës, që arrin shpesh në Itali, “porta” e hyrjes për pjesën tjetër të Europës, dhe mbi të gjitha siç tregojnë hetimet e Prokurorisë së Përgjithshme të Tiranës, që arrin në këtë qytet për t’u ndalur dhe më pas shpërndarë.

Historia e Hasit, që mbante brenda tij një rafineri heroine, është e lidhur me atë të 54-vjeçarit Liman Beu, i ashtuquajturi “Mani” (shkurtimi i emri të tij), një prej të arrestuarve mes 44 të policisë shqiptare.

Hetuesit italianë, ekspertë të mafieve ballkanike e njohin mirë “Manin” për shkak të të kaluarës së tij, dënimin, arratinë dhe kërkimin nga Interpol, dhe sepse në itinerarin e tij kriminal, ai sintetizon “profesionalizmin” që ka marrë kriminaliteti në Lindje. Jo më ose jo vetëm plaçkitës të egër, por menaxherë të së keqes; jo më ose jo vetëm shpërndarës të vegjël, por narkotrafikantë, raporton lapsi.

Në rrugën e opiumit

Për shkak të peshës së tij, ky operacion ka arritur një pikë kyçe në itinerarin e tij në orët e fundit, por ende në zhvillim është drejtuar personalisht nga kreu i policisë shqiptare Ardi Veliaj. Në rafinerinë e krijuar në Has, u gjetën 150 kilogramë opium, të nxjerrë nga bima e lulëkuqes që pasi përpunohet prodhon heroinën.

Opiumi vinte nga Turqia. Zgjedhja e fshatit të Hasit ndjek një “mënyrë veprimi” të klaneve shqiptare, të cilat blejnë heshtjen e komuniteteve të izoluara dhe shumë të varfra, duke i vënë roje përgjatë rrugëve të afërta dhe zgjedhin shtëpi të braktisura për t’i transformuar në laboratorë me praninë e shpeshtë të kimistëve kolumbianë, të paguar shtrenjtë si në merkaton e futbollit, që mësojnë procesin e punës.
Nga kjo rrjedh se metoda e hetimit i ngjan asaj që është e nevojshme për të luftuar Ndranghetan, në shtëpinë e saj në Aspromonte: një aktivitet obsesiv dhe i duruar i dëgjimit të territorit.

Katër grupet

Operacioni i policisë ka shkatërruar katër banda. Një prej tyre i kishte garantuar mbrojtje “Manit”, që ishte fshehur në Jug të vendit, në Fier dhe që është kapur dhe arrestuar nga komisariati që drejtohej nga Artur Selimaj. Ai kishte mbërritur kur ishte i ri në Itali, duke jetuar mes Milanos dhe Brescias (Gjykata e së cilës kishte marrë vendimin e fundit dhe atë përfundimtar duke e detyruar të arratise), Liman Beu i përket një familjeje që lëviz kokainën mes Milanos dhe Holandës.

“Mani” kishte nisur “karrierën” me grabitjet e armatosura. Më pas kishte hyrë në shfrytëzimin e prostitucioni, fillimisht si kontrollues në rrugë dhe në vijim si ‘padron’ i vajzave; në fund i kishte investuar para e fituara në grupet e para të drogës. Fakti që kishte mbi veten një mandat arresti nuk i kishte krijuar stres. Është ‘zakon’ i shqiptarëve të kërkuar të marrin në kohë reale lajmet, si psh. dënimet dhe urdhra arresti, të cilat duhet të lëviznin të mbrojtura dhe ekskluzivisht në kanale institucionale, në mënyrë që të organizonin në vend të fshehtë solid. Paratë këtyre banditëve nuk iu mungojnë kurrë, dhe me para mund të blihet gjithçka, përfshirë lirinë.

Rrugët dhe ngarkesat

Elementë të tjerë të bandave janë ndaluar në Shkodër e Vlorë nga komisariatet e drejtuara nga Vasil Çelaj dhe Alket Ahmetaj. Ashtu si Selimaj, ata janë drejtues që duhet të përmenden: ata përfaqësojnë drejtimin e ri të policisë shqiptare, 40 dhe 15-vjeçarë të formuar falë bashkëpunimit italian që ka lejuar rritjen e nivelit hetimor, edhe pse përvoja e protagonistëve të drejtpërdrejtë agjentë të rinj në vitet e luftës civile, vlen sa një CV e tërë.

Nga Fieri “Mani” ishte në gjendje të menaxhonte biznesin e drogës dhe të ruante rrugët, ngarkesat dhe fitimet. Fundi i tij mund të prodhojë një luftë për të zënë vendin bosh. Edhe sot, “sundimi” i bandave të Kalabrisë shpesh aleate – mos të qëllojnë por të ruajnë gjurmët – nuk “respektohet” gjithmonë nga klanet shqiptare. /marrë nga Corriere della Sera

Tags: corriere della seradrogahas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.