Mandija: Situata alarmante, vetingu në politikë do pastrojë parlametin nga figura të...

Mandija: Situata alarmante, vetingu në politikë do pastrojë parlametin nga figura të lidhura me botën e krimit

238
0
Shares

Intervistë e Ledina Mandija, ish-Avokate e Shtetit, ish-zëvendëskryeministre e qeverisë se dalë nga marrëveshja mes PD dhe PS në zgjedhjet elektorale të vitit 2017 sot pedagoge e  Universitetin e Europian Tiranë  dhënë gazetarit të Televzionit SCAN TV, Lorenc Rabeta.

Gazetari: Zonja Mandija ju jeni përfshirë se fundmi në një diskutim që kërkon vettingun në politikë, kërkon vlerësimin e pasurive dhe integritetin e politikanëve. A qëndron nga pikpamja ligjore kjo nismë e opozitës?

Mandija : Së pari po ju falenderoj për intervistën të cilën po e zhvillojmë  këtu në ambjentet e Universitetit Europian në Tiranës. Në këtë fakt përfshirja ime ishte si rezultat i një ftese që erdhi nga Komisioni i Ligjeve për të diskutuar draft-ligjin e opozitës, i cili iu ofruar akademikëve për të dhënë mendimin ku unë u ftova për të marrë pjesë në këtë tryezë diskutimi dhe që më pas do të zhvillohet edhe në anëtarë të tjerë të departamentit ku opionet do të dergohen me shkrim në Komisionin e Ligjeve. Është një iniciativë që fillimisht e kemi degjuar në media me dhe pas u prezantua në formë të shkruar. Bëhet fjalë për një situatë ekstraordinare në kushtet që kërkon disa amendime kushtetuese ku së fundmi u bënë  para disa vitesh në kuadrin e reformës në drejtësi, kërkohet të ndryshohet kushtetuta në mënyrë që të bëhet edhe vlerësimi i integritetit të  figurës apo pasurive të politikanëve të Kuvendit të Shqipërisë po edhe jo vetëm dhe funksionarëve të lartë, të cilët janë të zgjedhur nga Kuvendi apo dhe nga vetë populli si kryetarët e bashkive dhe jo vetëm, por edhe funksionarë të lartë  të administratës shtetërore apo të zgjedhurve të tjerë nga ana e parlamentit të Shqipërisë.

Kuptohet që kjo është një nisëm që vjen si rezultat i një analize si duket të bërë përsa i takon realitetit në Shqipëri, bëhet fjalë për një realitet ku në kuadër të ligjit të dekriminalizimit, referuar edhe relacionit të ligjit shohim deputetë të përjashtuar në Kuvendit të Shqiëprisë, shohim funksionarë të administratës së lartë të përjashtuar, pra do të thotë që kishte të tillë. Gjithashtu jemi në një realitet ku sipas OSBE –ODHIR-it ka shitblerje të votës dhe ka implikim  të forcave të policisë apo edhe të favorizimit të subjekteve elektorale dhe përfshirjen e tyre në këtë proces por edhe një realitet ku është parë që institucionet ekzistuese në Shqipëri nuk kanë ofruar një kontroll të mirë të figurave, të cilat kanë për detyrë të bëjnë deklarimin sipas ligjit të pasurive , e kam fjalën,për ILDKP, këtu i referohem edhe procesit të vetingut të gjyqësorit ku po shohim se pavarësisht subjektet kanë deklaruar ndër vite tashëm rezulton që kanë pasuri që janë të pajustifikuar apo po shohim edhe raste kur ILDKP nxjerr raporte, të cilat janë pozitive për një subjekt dhe më vonë KPK (Komisioni i Pavarur i Kualifikimit) i nxjerr me probleme për sa i takon justifikimit të pasurisë. E njëjta që mund të thuhet për DSIK-në për sa i takon integritetin e figurës së gjyqtarëve ku shihet që në disa raste DSIK-e nxjerr probleme për kontakte të papërshtatshme për gjyqtarët  ndërkohë KPK thotë të kundërtën dhe anasjelltas.

Në gjithë këtë situatë ku flitet qartë në këtë realitet ku ka politikanë, funksionarë të lartë, të cilët janë të implikuar apo kanë dënime të fshehura jashtë apo brenda vendit tashmë rezulton edhe një fenomen tjetër: ka politikanë, ka funksionarë të lartë,  të cilët janë të mbështetur nga bota e krimit apo kanë lidhje me botën e krimit, apo që edhe bota e krimit influencon në zgjedhjen e funksionarëve të caktuar në pozicione shumë të larta. Unë mendoj që në këtë kuadër është një analizë që nuk ka pse të thellohet më tepër se kaq. Pra, në një situatë alarmante justifikohen edhe ndryshimet kushtetuese, të cilat janë të propozuara nga ana e opozitës.

Është e kuptueshmë që ndryshimi i herëpasherëshëm i Kushtetutës nuk është gjëja më e mirë megjithatë ne nuk mund të bëjmë një krahasim me shtetet që kanë demokraci të konsoliduar dhe një shtet ligjor të konsoliduar si SHBA apo vende të tjera perendimore ku Kushtetuta nuk preket ose  preket shumë shumë rrallë, por në Shqipëri vet situatat apo ajo çfarë ka ndodhur ka detyruar ndryshimet e Kushtetutës. Ndoshta po të kish patur një përgjegjësi më të lartë Kushtetuta duhet të ishte prekur njeherë dhe të ishin rezauruar të gjitha problematikat që vijnë referuar edhe realitetit. Por, si duket ka një dinamikë për ngjarje, të cilat zhvillohen në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë i bie që edhe politika të ndërhyje herë pas herë dhe të bëjë edhe kërkesën për ndryshime të tilla Kushtetuese.

Në këtë kuadër kjo është e kërkuar duke iu referuar pikërisht nenit 1 të amendimit të kushtetutës ku bëhet fjalë për të drejtën për t’u zgjedhur, pra kemi të bëjmë me një të drejtë që është parashikuar nga Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut, protokolli 1, neni 3 dhe kuptohet që kufizimet në të drejtën për t’u zgjedhur janë vetëm në raste të caktuara dhe në rastin konkret si duket do të mbrohet demokracia e institucioneve, demokracia e paralamentit  apo funksionimi i shtetit ligjor dhe në këtë kushte është e përligjur edhe ndërhyrja apo kufizimi i një të drejte të caktuar. Ajo çfarë rrjedh si rezultat i nenit 1 është ndryshimi që në qoftëse më përpara është i kufizuar një person me vendim penal të formës së prerë por tashmë është i kufizuar edhe një person, i cili ka kontaktet të papërshtatshme me persona të përfshirë krimin e organizuar, të cilat në një formë ose në një tjetër implikojnë edhe  funksionimin e demokracisë apo funksionimin e organeve shtetërore të një vendi.

Mund  të them se në këtë kuadër mund të flitet për heqje mandati apo edhe kufizim mandati apo largim nga një pozicion i caktuar i një zyrtari të lartë shtetëror edhe kjo mund të quhet sikur është shkelje e nenit të 7 të Konventës për sa i takon që çdo person nuk mund të largohet nga detyra në se nuk ka një vendim penal të formës së prer, por në këto kushte bëhet fjalë thjesht për kontakte të papërshtatshme dhe nuk është e para herë që ndodh po këtu i referohemi pikërisht edhe parimeve në të cilat është bazuar edhe reforma në drejtësi.

Vetë reforma në drejtësi në se në i referohemi është bazuar në kontrollin e figurës, së pasurisë dhe profesionalizimt, pavarërisht se nuk kishte një vendim penal të formës së prerë, por që ky vendim final do të vijë si rezultat i vetëvlerësimit që bëhet nga KPK dhe vendimi i formës së prerë nga KPA( Komisioni i Pavaruar i Apelimit). Kështu që në këto kushte për paralelizëm mund të themi që edhe politikanët dhe funksionarët e lartë të zgjedhur nga parlamenti i Shqipërisë, të cilët janë në detyrë dhe në një situatë alarmante ekstraordinare, të quajtur të tillë, egziston mundësia që të bëhet një vlerësim i tillë dhe të ketë kufizime, të cilat shkojnë përtej një vendimi final të formës së prerë, por edhe thjesht kontakteve të papërshtatshme që mund të ketë një figurë e tillë me elemente të botës së krimit.

Gazetari: Të majtët pretendojnë që kemi një reformë në drejtësi, e cila do të cojë drejt vetingut të politikanëve dhe pretendojnë se kjo është kërkon opozita i mbivendoset reformës në drejtësi që do të çojë natyrshëm tek vetingu i politikanëve?

Ledina Mandija: Jam dëshmitare e hapave të parë të marrë  në lidhje me reformën në drejtësi. Herë pas here në progres raportet e Bashkimit Europian për Shqipërinë është kërkuar,  është thënë që gjyqësori është i korruptuar , është kriter bazë lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar kështu që në të gjithë këtë kuadër është bërë një thirrje nga Presidenti i asaj kohe, z. Bujar Nishani, i cili thirri gjithë aktorët, forcat politike për t’u angazhuar në reformën që duhej bërë në drejtësi. Problemi ish se nuk kishte një kompromis nga të dyja palët politike për të ndërtuar binarët , shtyllat mbi të cilat do të bëhej kjo reformë dhe për të rënë dakord më pas për ekspertët e pavarur, të cilët duhet të punonin me të.

Megjithatë jemi në kushtet që nga tetori i  2014 kur u fillua diskutimi sot jemi ne vitin 2018, pra kanë kaluar katër vjet dhe akoma pra kemi shumë pak gjyqtarë të vetuar.

Gazetari : Më pak se 60..

Mandija: Do të thotë që proçesi mori një kohë të caktuar pavarësisht se shifrat e korrupsionit ishin alarmante dhe shqetësimi i qytetarëve i lartë. E njëjta gjë është edhe sot mund të themi në lidhje me situatën e deputetëve të inkriminuar me denime penale apo edhe të politikanëve  apo zyrtarëve të lartë, drejtuesve të lartë, të cilët janë të implikuar jo vetëm në vepra korrupsioni, por edhe të shoqërimit me elementë të botës së krimit, të cilat në në mënyrë ose në një tjetër ndikojnë në demokracinë apo funksionimin e shtetit ligjor në  Shqipëri.

Në këto kushte duke parë edhe ritmin me të cilën po ecën reforma, ne pamë që më shumë vështirësi po krijohen edhe organet dhe institucionet e drejtësisë. Po ashtu që nga fillimi KED-ja ishte e pamundur sepse paketa kishte ardhur e tillë që ndryshimet kushtetuese ligjet për rivlerësimin, momenti kur duhej të futej në veprim Presidenti i Republikës, të gjitha ishin në mos përputhje me njera-tjetërn, ligje të pamiratuara, ligje të kthyera, goditje në Gjykatës Kushtetuese. Kështu që në të gjithë këtë kuadër i bie tashmë po ndodh vetingu i gjyqtarëve nuk dihet kur do të përfundojë dhe qytetarët janë akoma të shqetësuar në lidhje me vendimarrjen dhe jo vetëm nga korrupsioni i gjyqësorit, por tashmë ngamos funksionimi i gjyqësorit dhe bllokimi i tij. Në këtë kushte unë mendoj që të presim të krijohen ato organet përkatëse, të cilat marrin në shqyrtim një dosje të caktuar penale për një zyrtar të korruptuar apo për një politikan të korruptuar mund të jetë një kohë shumë e largët dhe nuk i paraprin edhe pikërisht pastrimit të politikës apo edhe pengimit të rishfaqjes së një personazhi të tillë që të rishfaqet në parlamentin e ardhshëm.

Çfarë do të thotë kjo? Shpesh herë kam dëgjuar për demokracinë brenda partive politike ku është shumë e vështirë të bëhet kontrolli i figurave apo të lësh në vlerësimin e qytetarëve sepse ata e votojnë atë pavarërësisht se kush është ai. Shpesh herë populli nuk e di kush është personi që votojnë, të shkruarën e tij kështu që në këto kushte kur populli apo të zgjedhurit e parlamentit votojnë një funksionarë të lartë në parlament i bie të jetë një kohë e largët që ai të largohet nga pozicioni apo egziston mundësia që ai të riciklohet t’i jepet edhe njëherë tjetër mundësia të marrë një mandat të dytë dhe të rishfaqet edhe njeherë tjetër në parlament. Në kushte të jashtëzakonshme unë mendoj se nuk ka asgjë të keqe që të ketë një mekanizëm, i cili të bëjë një kontroll të politikës dhe të deputetëve por jo vetëm edhe të zgjedhurve të tjerë vendor apo funksionarëve të lartë publik qoftë të zgjedhur sipas ligjeve të posaçme apo të zgjedhur nga organe të tjera kushtetuese.

Gazetari: A nuk do të ishte më mirë të prisnim këtë proces që sapo ka nisur?

Mandija: Unë e kuptoj që vetingu që do të bëhet përmes amendimeve kushtetuese e zbeh punën që do të bëjnë struktura e posaçme SPAK ose Byroja Kombëtare e Hetimit . Unë e shoh si një proces, i cili pastron terrenin që pastron parlamentin nga figura të lidhura me botën e krimit apo persona që kanë pasuri të pajustifikuar, apo funksionarë publike që punojnë në zyrat e shtetit dhe bëjnë tendera etj me rradhe ose japin leje, liçensa dhe që vazhdojnë ushtrojnë funksionin publik ndërkohë që kanë pasuri të pajustifikuara apo kanë edhe kontakte të papërshtatshme. Mendoj se në një mënyrë ose në një tjetër mund të pastrohet terreni .

Ashtu si për gjyqtarët largohen nga sistemi dhe më pas do të jenë organet e prokurorisë dhe gjykatat që do të vendosin në lidhje me shkeljet e tyre ashtu do të jetë pikërisht edhe SPAKU Byroja e hetimit pasi më parë është pastruar edhe parlamenti edhe administrata nga subjekte të tilla, të cilat kanë një figurë të ulët të integritetit moral apo të mosjustifikimit të pasurisë.

Gazetari: Dhe kemi të tillë..

Mandija : Përderisa ne shohim përditë në media raste korruptive apo të lidhje të politikanëve me botën e krimit do të thotë se ka të tillë dhe situata është alarmante dhe përsa kohë progres raporti 2018 thekson me tone të larta luftën kundër korrupsionit, luftën kundër krimit të organizuar do të thotë që situata është alarmante. Për sa kohë flitet për shitblerje të votës  dhe se shpjeti kemi zgjedhje të reja, do të thotë që deputetë të caktuar, të cilët kanë lidhje me botën e krimit, por ende të padënuar, do të thotë që ata ndihmohen për të realizuar shitblerjen e votës. Kështu që në këtë situatë janë forcat politike ato që e përcaktojnë se situata është alarmante dhe duhet ndërhyrë që të ketë një proces sa më të shpejt në kohë.

Edhe në momentin kur Komsioni i Venecias dha një oponion për amendimet kushtetuese përsa i takon reformës në drejtësi në lidhje me rivlerësimin e gjyqtarëve tha që është një masë ekstraordinare, e cila duhet të bëhet në një kohë të shkurtër për të pastruar sistemin pavarësisht se ligji ynë përcakton një kohë 9 vjeçare ato kanë thënë që ekstraordinare është një kohë shumë e shkurtër. E njëjta gjë vlen edhe me pastrimin e politikës.  Nuk duhet të marrë një kohë aq të gjatë pasi strukturat egzistojnë në shtetin shqiptar dhe mendoj se mekanizimi, i cili bën kontrollin do të jetë kushtetues, pra nuk do të jetë një supërmekanizëm, por do të jetë një mekanziëm kushtetues. Në qoftë se i referohemi rastit të Berluskoni, Komisioni i Venecias ka thënë që do të jetë e bërë nga parlamenti ose Gjykata Kushtetuese apo duhet të jenë të parashikuara në ligj kufizimet që i vijnë apo duhet të jenë me një vendim gjyqësor të formës së prerë.

Pra, mendoj që mund të gjendet mënyra, institucionet egzistojnë në Republikën e Shqipërisë ashtu si edhe për vettingun  e gjyqtarëve kështu që mjafton të ketë një vullnet në mënyrën që ti shërbejë të mirës publike dhe funksionimit të demokracisë në vend.

Gazetari: Në fakt akuza tjetër e Partisë Demokratike është që vullneti i Partisë Socialiste për të nisur këtë proces konsultimi është një fars, pasi ata vazhdojnë t’i qëndrojnë reformës që kanë nisur vetë dhe këtë nisëm duan ta  rrëzojnë faktikisht?

Mandija: Reforma në drejtësi është një reformë që duhej bërë  pavarësisht standardit në të cilën bëhet. Ligjet kanë ato problematikat e tyre. Unë vetë kam qënë këshilltare e zotit Nishani dhe kam ngritur disa herë probleme në nivel kushtetues i kemi kthyer edhe disa ligje mbrapsht. Nuk jemi angazhuar në Gjykatën Kushtetuese për t’i goditur ato por gjithësesi vetë koha e ka treguar që këto ligje patën problematika . Psh vetë KPK-ja, vetë organet e KPK janë pakontrolluara që do të thotë organe të pakontrolluara që kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët.

Politika vendosi në lidhje me kolegjin, kush do të ishte kolegji dhe ajo që është sot edhe diskutohet në lidhje me vetingun në politikë është se kush do ta bëjë vetingun sepse do të jetë një gjueti shtrigash,  persona të cilët janë të orientuar nga dikush për të penalizuar ca njerëz për t’i përjashtuar nga funksionet.

Gazetari: Po rezulton kështu?

Mandija : Koha do ta tregojnë standardin, i cili po ndiqet. Kam lexuar një shprehje tek ligji për vetingun në politikë që : Kontrolli i figurës do të kryehet mbi bazën e parimit të procesit të rregullt ligjor. Procesi i rregullt ligjor është një parim shumë i rëndësishëm dhe pikërisht vetingu i gjyqtarëve duhet të bëhet mbi bazën e parimit të rregullt ligjor do të thotë që gjyqtarët ankohen në KPA dhe pas KPA ankohen në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut dhe pikërisht ankohen për shkejen e 6/1 në lidhje me procedurat, mënyrën se si është bërë vetingu i këtyre. Kështu që koha do të tregojë standartin e ndjekur dhe rastin e vendimarrjen e këtyre organeve. Në qoftë se kthehemi pastaj tek pyetja që ju bëtë që maxhoranca është e investuar tek reforma në drejtësi dhe opozita ra dokord deri edhe për emrat që duhet të ishin në KPK dhe KPA që do të thotë se ishin në parim dakord për reformën në drejtësi. Pastaj diskutimi se si po bëhet reforma në drejtësi është një gjë tjetër.

Në lidhje me tjetrën që  opozita është e interesuar për vetingun në politikë kjo është një qasje e re e cila i ofrohet maxhorancës dhe mendoj se është shumë e rëndësishme që politika të gjejë gjuhen e përbashkët për një të mirë të përbashkët që është për qytetarët shqiptarë. Mendoj që forcat politike do ta gjejnë gjuhen duhet ta gjejnë gjuhen në këtë kuadër.

Gazetari: Ju flisni për hije problematika. ONM-ja ka një rol stabilizues, garantues , sigurues të procesit?

Mandija : ONM-ja , roli i saj ka qënë i përcaktuar qartë edhe në kuadrin ligjor në reformën në drejtësi ku duke ruajtur sovranitetin e shtetit shqiptar ONM-ja thjesht bën ato rekomandimet e veta por jo se ato merren në nivelin e provës . Janë organet përkatëse KPK-ja. KPA-ja të cilat i marrin në konsideratë, do tregojnë pse i morën pse nuk i morën në konsideratë. Për mendimin tim ajo ka një rol ndihmës ku jep kontrbutin  e saj të cmuar në një reformë që është shumë  e rëndësishme për qytetarët shqiptarë.

Gazetari: Si do ta gjykoni deri tani procesin e vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Mandija: Përvec faktit që prej vitit 2014 dhe sot jemi në 2018 dhe shumë pak anëtarë të gjyqësorit janë vetuar ndërsa qytetarët janë në pritje të pastrimit të gjyqësorit kjo është dicka. Pastaj që të bëjmë një analizë të vendimarrjes në fakt nuk kam bërë një monitorim ose nuk jam futur nëpër vendimarrje . Ju thashe që koha do të tregojë si do të jenë vendimet e KPA-së do të shihem vendime të dhëna për subjekte në kushte të ngjashme. Gjykata Europiane patjetër që do të ketë një vendimarrje sepse mendoj se gjithë këta subjekte do ti drejtohen Gjykatës, kështu që koha do të tregojë pikërisht standardin e ndjekur.

Gazetari: Kemi një fakt që po ndjemë çdo ditë kemi bosh Gjykatën Kushtetuese, bosh Gjykatën e Lartë dhe po nisen të boshatisen Gjykatat e Apeleve?

 Mandija: Në kuadër të funksionimit të shtetit të së drejtës kjo është alarmuese, pra jemi në një gjendje alarmante. Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është asgjë dmth që Shqipëria e cila jetoi periudhën komuniste dhe vuajti shkeljen e të drejtave të njeriut të kthehet sërish në një vend pa Gjykatë Kushtetuese është me të vertetë alarmante. Tjetra është Gjykata e Lartë dhe siç thatë edhe ju në lidhje me mosfunksionimin më vonë të Gjykatave të Apeleve. Njerëzit nuk kanë se ku të marrin të drejtën. Shqipëria është penalizuar herë pas here në lidhje me tejzgjatjen e procedurave kur kishte gjyqtarë dhe gjykata dhe tani kemi një paralizim total një moseficensë kur herë pas herë Gjykata Europiane ka thënë: Nuk është mjet efektiv sepse nuk sillte një situatë të caktuar. Dhe tashme rezulton se:  Nuk është mjet efektiv sepse nuk egziston fare. Kështu që do të jete Gjykata Europiane që do të zgjidh hallet e shqiptarëve dhe mendoj se shumë shpejt do të kemi një vendimarrje të tillë nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut. Në këto kushte dhe në kushtet e moskrijimit të organeve të reja të drejtësisë dhe zgjatjen e kësaj situate ku vendi do të vazhdojë të jetë pa Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë. Mosekzistenca e Gjykatës Kushtetuese do të thotë që Parlamenti me një maxhorancë mund të bëjë çdo gjë, qeveria mund të hartoje akte, kontrata dhe të marrë vendime të rëndësishme, të miratojë koncesione etj dhe asnjë nuk ka ku i godet dhe kjo sjell efektet e tyre. Në momentin kur ato bëhen eficente Gjykata Kushtetuese do të behet shumë vonë dhe do të ketë një faturë financiare qoftë për shtetin shqiptar por edhe për shtetasit shqiptarë.

Gazetari: Ndërkohë që 26 mijë e 500 cështje që janë në Gjykatën e Lartë janë një problem tjetër më vete.

Mandija:  Është shifër alarmante. Ju thashë që më përpara Shqipëria është penalizuar për tejzgjateje procedurash edhe është kërkuar që të gjendjen mënyra dhe mjete për përshpejtimin sa më parë. Gjithashtu edhe ndryshimet që janë bërë në kodin e procedurës civile parashikojnë penalitete në kushtet kur ka vonesa në Gjykatën Civile, Penale dhe Administrative të Shkallës së Parë por edhe në Gjykatën e  Lartë  do të thotë që qytetarët në bazë të ligjit që është në fuqi kanë të drejtën në çdo moment të kërkojnë penalitet nga shtetit për kohëzgjatje procedurash do të thotë që kostot do të jenë shumë të larta për shtetit shqiptar.

Gazetari: Ka dy shkolla mendimi zonja Mandija. Njëra është ajo që ju sapo na paraqitet ju dhe dyta që më mirë të mos i kemi këto gjykata se sa ti kemi me njerëz të korruptuar.

Mandija: Një shtet pa gjykata nuk mund të funksionojë.

Gazetari: Gjithsesi kemi parë gjykatës me shkelje të rëndë zonja Mandija..

Mandija: Unë jam plotësisht dakord dhe ju thatë që reforma në drejtësi është ajo e duhura,  por standardi duhet të jetë ai i duhuri në përputhje me jurispudencën e Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. por mund të them që mos funksionimi i Gjykatës Kushtetuese asaj të Lartë apo edhe gjykatave më të ulta do të jetë një pasojë shumë e rëndë për qytetarët. Ka një situatë të tillë të paralizuar të mosfunksionimit këtu, ka biznese të cilat funksionojnë kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre, ka qytetarë që kërkojnë të mbrojnë të drejtat e tyre, gjykata që përveçse janë të vendosura në kushtet e një terrori gjithashtu vazhdon të ketë korrupsion në gjykata por unë nuk bie dakord që t’i lemë gjykatat pa funksionuar se ka gjyqtarë të korruptuar.

Këtu ka institucione, të cilat veprojnë në se veprime korrupsioni shfaqen çdo ditë, ka struktura të caktuara të cilat marrin masa të caktuara ndaj gjyqtarëve, të cilët janë të korruptuar por ama vendi nuk mund të lihet në një situatë të tillë të paralizuar. Vetë organet përkatëse të drejtësisë duhet të fillojnë funksionimin sa më parë në mënyrë që të bëhen edhe plotësimet përkatëse duke filluar nga Gjykata Kushtetuese e me rradhë në mënyrë që të funksionojë shteti.

Gazetari : Unë shpresoj që kjo të marrë zgjidhje sa më shpejt. Ju faleminderit për kohën që na kushtuat

Mandija : Faleminderit Juve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY