Vetëm një kazino do të qëndrojë hapur, gazetari zbulon dhe parkimin gjigand...

Vetëm një kazino do të qëndrojë hapur, gazetari zbulon dhe parkimin gjigand pranë tij

299
0
Shares

Gazetari i njohur Ilir Babaramo mendon ndryshe nga kryeministri  Rama përsa i përket mbylljes së pikave të basteve.

Në një shënim në rrjetet sociale, gazetari thotë se nëse ligji thotë se do të mbyllen të gjitha kazinotë elektronike,  do të mbyllen ato që janë të vendosura poshtë pallatave, ndërsa ajo më gjigandja ‘Taivani’ do të qëndrojë hapur dhe të gjithë do të dynden atje.

Madje gazetari shkon më tej kur thotë se nuk kanë pse të shqetësohen për parkimin, pasi sipas tij shumë shpejt do të ndërtohet parkimi gjigand.

Shkrimi i plotë

Kumari, të gjitha rrugët të çojnë në …”Taivan”

Vetëm Enver Hoxha, kur shpërndante tapitë e tokës në Gorre të Lushnjës, fshatin e Arben Çukos , ka aktruar një empati kaq të madhe sa ajo e Edi Ramës në seancën e fundit parlamentare. Kryeministri kurorëzoi operacionin e tjetërsimit të industrisë së kumarit duke aprovuar ligjin që dhjetëra mijëra familje e prisnin me ankth. Për thuajse një muaj , studio më studio televizive, Rama ka bërë një anatomi të përkryer të pasojave të industrisë që është ngritur mbi një nga veset më të mëdha njërëzore. Foli pa fund për divorce, drama deri dhe krime në familje duke krijuar një konsensus që shoqëria shqiptare mund ta ketë patur vetëm në 22 marsin e vitit 1992. Në fakt, në 1 janar shqiptarët do zbulojnë se kanë ndjekur live një nga mashtrimet më të mëdha publike. Fare thjesht . Lojërat e fatit nuk mbyllen siç premtoi Rama. Thjesht përqëndrohen në një dorë të vetme.

Flamë, kancer, marrëzi kolektive ishin termat më pak të ashpër që Rama ka përdorur gjatë shoë-t të tij, me një aktrim patetik që mund të krahasohet vetëm me Talman e Napoleonit kur recitonte klasicistët francezë. Ashtu si në veprat e Kornejit e Rasinit, heronjtë e përmasave epike nuk janë të vetëm në përpjekejt e tyre titanike. Diku një shërbëtor e diku një lolo luan rolin e tij si për të konturuar përmasat horizontale të gjëmës. Madje në barrikadën verbale që u ngrit me ngut trimi më I çartur ishte Gavroshi. Dëgjuam e cfarë nuk dëgjuam deri dhe deputetë që janë kërcënuar nga burgjet që të mos votojnë kundër. A thua se burgjet nuk kontrollohen nga shteti por janë ambasada që gëzojnë statusin e ekstraterritorialitetit diplomatik. E megjithatë heronjtë nuk e epën. Ligji kaloi me të gjitha votat e shumicës qeverisëse. Gati të gjithë u sugjestionuan. Dhe kundërshtarët më të ashpër të Ramës nën zë I jepnin të drejtë: të rrimë shtrembër e të flasim drejt , bravo I qoftë që I mbylli.

Rama ka plotësisht të drejtë. Lojërat e fatit dhe pikat e basteve kontrollohen në shumicën e rasteve nga llumi I shoqërisë shqiptare. Eshtë gjithashtu e vërtetë se buka e gojës së mijëra fëmijëve shkon tek e “kuqe e zezë” ose kush do gjuajë encen e parë : Ronaldo apo Messi. Ka të drejtë kur thotë se lumi I lekëve shkon tek llumi. Gjithnjë sipas Ramës kjo industri ka një turn over vjetor rreth 700 milionë euro. Se ku do shkojë gjysma e këtij oqeani parash, ajo e basteve, duhet të presim studimin që po bën qeveria. Si nën zë është thënë se do kanalizohet në on line. Nëse për këtë pritet që të shikojnë se çfarë vendimi do merret nga Rama, një gjë është e sigurtë. Të gjitha kazinot e lincesuara do mbyllen me përjashtim të njërës asaj të madhes, mu në qendër të Tiranës. Nëse shikohet me kujdes projekti që mbrojti Rama në kuvend thuhet : mbyllen të gjitha kazinotë elektronike. Nëse kishte ndërmend ti jepte fund kësaj marrëzie kolektive Rama nuk kishte përse të përdorte një truk të tillë. Mjaftonte që në ligj të thuhej : mbyllen të gjitha kazinotë. Me trukun e krijuar krijohet një monopol I frikshëm. Të gjithë që luanin poshtë pallateve tani do dynden në qendër të Tiranës. S kanë përse të shqetësohen ku do lënë makinën. Për pak javë nis dhe ndërtimi I një parkimi gjigand

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY