Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Si u manipulua përgjimi i Dakos dhe Avdylit, ‘Tv Klan’ fshiu fjalët ‘votojnë’ dhe ‘Fushë Krujë’

26/10/2018
Media publikon përgjimet e Dakos në dosjen 339
Share on FacebookShare on Whatsapp

TPZ siguroi një dokument ekzkluziv, të prokurorisë, me transrikptin e bisedës së Vangjush Dakos, me njërin prej anëtarëve të bandës së Shijakut, Altin Avdyli dhe një bisedë tjetër mes Avdylit dhe një personi që kërkon para nga “Vangjushi” për të blerë vota.

Këto dokumenta u publikuan në orën 21:00 në News 24, pa asnjë modifikim.

Por, pak minuta përpara nisjes së emisionit, një version i këtyre përgjimeve, vetëm në tekst, pa logon e institucionit dhe pa datat e regjistrimit, u shfaq në Tv Klan. Por, ky version ka dy ndryshime thelbësore nga versioni origjinal.

Në fund të bisedës mes Altin Avdylit dhe një personi tjetër, përmendet Vangjushi. Personi i paidentifikuar i thotë Avdylit, që t’i kërkojë Vangjushit para, që disa persona të “votojnë”. Por në versionin e publikuar nga Tv Klan, fjala “votojnë”, është zëvendësuar me “…tojnë (nuk kuptohet!)”.
Shpjegimi se kjo fjalë nuk kuptohet, është i çuditshëm, pasi dokumenti i dalë në media, është transkript në tekst dhe jo një audio. Ai është lehtësisht i dallueshëm, siç mund ta shihni më poshtë në versionin e pubikuar nga “Të Paekspozuarit”.

Versioni i TV Klan:

Versioni i plotë origjinal:

Por, përse duhej manipuluar pikërisht kjo fjalë, që i jep edhe kontekst bisedës dhe e lidh atë me zgjedhjet? Biseda e zhvilluar mes këtyre personave, ka ndodhur vetëm një ditë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2017. Por, në përgjimin e publikuar nga Klan, nuk ka një datë. Pra, duke mos patur datën dhe duke hequr fjalën “votojnë”, biseda e humbet thuajse tërësisht kontekstin që e lidh me zgjedhjet.

Le të supozojmë për një moment, se kjo pjesë nuk është fshirë me qëllim. Nëse kolegët e televizionit Klan, por edhe mediave të tjera që kanë publikuar këtë version, janë të paqartë lidhur me këtë pjesë të bisedës, ata e kanë patur shumë të thjeshtë ta plotësojnë fjalën, sepse dokumenti origjinal është publikuar nga “Të Paekspozuarit” dhe “Balkanweb”. Por versioni i cunguar që është shpërndarë me shpejtësi në portale, vijon të mbetët pa këto dy elementë kyç, që e lidhin bisedën me zgjedhjet e përgjithshme.

Në bisedën tjetër, mes Vangjush Dakos dhe Altin Avdylit, ka një tjetër modifikim të tekstit.

Në fund të bisedës, Vangjush Dako, i thotë Avdylit se është rrugës duke u kthyer nga “Fushë Kruja”. Pikërisht, vendndodhja, pra Fushë Kruja, nuk figuron në tekstin e publikuar nga TV Klan dhe një sërë mediash të tjera, kryesisht pranë qeverisë.

Sic mund ta shihni në dokumentin origjinal, “Fushë Kruja” përmendet nga vetë kryetari i Bashkisë dhe është transkriptuar nga prokuroria.

Versioni i TV Klan:

 

Versioni i plotë origjinal:

Nuk dihet përse zbulimi i vendndodhjes së Vangjush Dakos, në datën 27 Qershor 2018, dy ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme, mund të përbëjë një problem për të. Por, fakt mbetet se zoti Dako gjatë bisedës me Altin Avdylin, alias Niçja, ka qenë duke u kthyer nga Fusha Kruja, siç e pohon edhe vetë.

Ka një përpjekje të qartë për të ndërhyrë në transkriptin origjinal dhe kjo dëshmohet nga fakti se fjalë kyç të përgjimit mungojnë ose janë modifikuar. Me sa duket propaganda e qeverisë, nëpërmjet një dore shumë të stërvitur, ka bërë çmos që qytetarët të marrin një version të cunguar të këtyre dy përgjimeve. /TPZ.AL/

Tags: manipulimpergjimettv klanvangjush dako

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.