Aksidenti i rëndë ndodhur para pak minutash në qytetin e Shkodrës ka rezultuar fatal për 11 vjeçarin.
Fatkeqësisht, i mituri ka humbur jetën në spital, pasi nuk u shpëtoi dot plagëve të marra.
11 vjeçari është përplasur menjëherë sapo kishte zbritur nga autobusi.
Njoftimi i plotë
Më date 26.10.2018, në aksin rrugor Shkodër – Velipojë, në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër ka ndodhur një aksident rrugor. Mjeti me targë AA 120 TS, ka aksidentuar fëmijën E. R. 11 vjeç, banues në fshatin Berdicë e Mesme, Shkodër i cili sapo kishte zbritur nga autobusi”.
Fëmija u dërgua në Spitalin Rajonal Shkodër, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku kanë bërë shoqërimin e shtetasit H. M. 31 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër, për veprime të metejshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/