Votohet sot ligji për ‘Lojërat e fatit’, çfarë do të bëjë opozita

Votohet sot ligji për ‘Lojërat e fatit’, çfarë do të bëjë opozita

119
0
Shares

Ditën e sotme, në seancën e radhës parlamentare, pritet të votohet  ligji “Për lojërat e fatit”.

Në rendin e ditës është parashikuar që ky ligj, Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” të votohet me shumicë të thjeshtë.

Votimi i këtij ligji do të bëhet pa opozitën, e cila sërish do të bojkotojë këtë seancë të radhës.

Ky ligj i hap rrugë mbylljes së pikave të basteve pas 31 Dhjetorit në të gjitha zonat urbane.

Më 23 tetor Komisioni i Ekonomisë miratoi ndryshimet për “Lojërat e Fatit”, ndërsa kreu i këtij komisioni, Erion Braçe tha se ky ligj mund të hyjë menjëherë në fuqi, pasi për këtë nuk ka patur asnjë rezervë nga Presidenti Ilir Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY