PËRGJIMET/Vëllai i Arben Ndokës urdhër punonjësit të Hipotekës: Pjesën e Ronës kape...

PËRGJIMET/Vëllai i Arben Ndokës urdhër punonjësit të Hipotekës: Pjesën e Ronës kape krejt …

259
0
Shares

Është zbardhur edhe mënyra se si vepronte mafia e tokave në zonën e Lezhës, nga ku u zbulua dhe ish-deputeti Arben Ndokaj.

Sipas burimeve të “Shqiptarja.com”, Prokuroria ka arritur ta zbulojë këtë veprimtari falë përgjimeve që po bëheshin për bandën e Shijakut për drogën dhe nga komunikime të anëtarëve të kësaj bande për të investuar te plazhi i “Ranës së Hedhun” kanë dalë biseda me Ndokajt që dekalrohen si pronarë të kësaj zone.

Aty kanë lindur dyshime dhe ka filluar përgjimi e më pas hetimi i ish-deputetit Arben Ndoka e vëllezërve të tij. Nga provat e paraqitura së bashku me kërkesën rezulton se Gjevi Ndoka ka qenë i punësuar si zyrtar lokal në Prefekturën Lezhë.

Gjatë kësaj kohe (pas vitit 2013), ai ka krijuar lidhje si shoqërore ashtu edhe varësi hierarkike në punë me disa punonjës të zyrave në ZRVPP Lezhë. Por ai rezulton se këto lidhje i ka krijuar edhe me punonjës të ALUIZNI-t, noterë etj.

BISEDAT E GJEVI NDOKES
Sipas përgjimeve të realizuara ndërmjet numrit …760 në përdorim nga Gjevi Ndoka dhe punonjësve të administratës shtetërore, ndër të tjera rezulton:
Gjevi Ndoka: A po ma shef një diçka te puna dhe po ma çon hartën…118 të Mal Shninit, ka pronë e ma ço hartën me viber… Ban një filmim.
+197: 118 numri i pasurisë?
Gjevi Ndoka: Nr. i pasurisë.
+197: Ok.Gjevi Ndoka: 1018 se harrova…
+197: Nuk ka, është shtet, është sot kullotë! A ta shoh si sipërfaqe?
Gjevi Ndoka: Ta kam çu hartën në “viber” dhe shif 2513-ën…??!!
+197: Kush e ka apo çaaa…??Gjevi Ndoka: Si ashtë…., a është shtet, … a kush e ka, si është…??
+197: …Aaaa ok….
Gjevi Ndoka: …Nuk kuptova, …mirëmëngjesi..!
+777: …Hë se shkova e i verifikova “ato” dhe 90% jashë ashtu sikurse the ti,… janë nja dy-tre lëvizje të vogla por pa “dëme”…!
Gjevi Ndoka: …I kam verifiku…, janë 100% e mos e vrit menjen…!
+777: ...Po i verifikova unë i tash prapë, … por ai Nikolla flet kështu sipas interesave…
Gjevi Ndoka: …Rri, se e di ku e ka interesin ai…! E dyta, …jam t’u fut edhe një diçka tjetër i tash… atë që të thashë mbrëmë, ta plotësojmë fiks, vetëm se kena “me luftu”…! Unë mendova që ta shpërndajmë në dy certifikata, jo nji, që të mos u duket shumë e na “hidhen me na hongër”…!
+777: ...Po takohena mbrapa e flasim…
Gjevi Ndoka: …E ke sikur ta them unë, se nuk e kam marrë prej këtyre budallëve unë, …e di unë të sigurt se prej kujt…!
+777: ...Po jo mor burrë, s’du me dit hiç, mjafton që ti “të jesh në rregull”!
Gjevi Ndoka: … edhe e dyta, mbaje afër “kët që e ka pas atë, se me kët do të punojmë”…!
+777: ... Po mirë, s’ka rëndësi…zgjidhe ti…!
Gjevi Ndoka: ... Ok. Dhe a e di se pse me “kët”?! Ta thotë shoku jot… – se ky nuk flet për këtë rast. … Se ne na duhet nji që të mos
foli…!
+777: …Cili…, kyyyy…., ky kushërini jot…???
Gjevi Ndoka: … Jo ky “tjetri”, … Armando!
+777: … Armando, … ene ai është “i shkathët, i shpejtë e k… boll…”!
Gjevi Ndoka: ... Na duhet “një k…” për kët punë…

Sipas transkriptimit të përgjimeve të numrave celularë në posedim nga Gjevi Ndoka dhe një personi i identifikuar me profesion topograf, lidhur me parcelën me nr. 540 rezulton:
+178: ... Në daç mbaje mend… në daç shënoje, … nuk e kap “kjo që kam unë përpara”, … e ka me më mxjerr hartën e 540-ës.
+760: … 540-ën?
+178: ... 540-ën… i thuj “atij” se e merr vesht ai, … e ke indeksin 4476…131 C.
Gjevi Ndoka: Po. 540-ën…, sonte a nxjerr gja… (i thotë dikujt) më jep një laps e një letër…
+178: ... S’ka problem… nesër nadia (mëngjes) ta kry gati, se punoj “këtu” unë!
Gjevi Ndoka: …540…?!
+178: … Po, është numri i pasurisë 540, është indeksi 4476, 131 C…
Gjevi Ndoka: … Prit… prit nji sekond…indeksi…?
+178: ...4476, 131 C…, edhe se më duhet për nadia, se unë po punoj… i hapi punë vedit.
Gjevi Ndoka: … Kjo do hartën e saj ëëëë…?!
+178: … Duhet, se s’e kam, … nuk e përfshin kjo këtu!

BASHKEPUNETORET E NDOKAJVE
Nga provat rezulton se ndër të tjera, personat kanë bërë ndërhyrje në dokumentacionin e disa pasurive të paluajtshme, ndër to në pasuritë me nr. 1018, 2513, 540, 4476, 131 C indeksi etj.

Si bashkëpunëtorë të të dyshuarit Gjevi Ndoka punonjës në zyrat vendore Lezhë, deri më tani ndër të tjerë rezultojnë shtetasit: Eraldo Smaçi, Bledar Cara, Bled Ndoka (Shkodrani), Lule Zeneli. Ndërsa personat të cilët kanë përfituar sipërfaqe tokë nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara dhe në kundërshtim me Ligjin nr. 7051, datë 19.07.1991, të identifikuar deri më tani rezultojnë shtetasit: Kol Zef Lleshi, Vlash Gazulli, Zef Ndoka, Mimoza Ndoka, Paulin Simoni dhe Vasil Nika.

TË PLOTË E LEXONI KËTU

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY