Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ish-ministri ka një sugjerim për opozitën: Sot e kanë këtë shans…

23/10/2018
Vettingu në politikë, opozita ngre 4 grupe pune, ja deputetët koordinatorë (EMRAT)
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-ministri Ylli Manjani ka shkruar në rrjetet sociale mbi mënyrën sesi opozita mund të sfidojë dhe mposhtë qeverinë.

Sipas tij, opozita duhet të luftojë modelin politik të ‘monizmit’ që qeveria aktuale ka aplikuar dhe nga ana tjetër ajo e ka mundësinë për të ndërtuar një sistem politik krejt ndryshe, duke u bazuar tek demokracia.

Postimi i plotë:

“Duhet ngritur steka e të bërit politikë. Monizmi është ulur këmbëkryq. Partia kontrollon çdo gjë. Republika është e gjitha në dorë të partisë. Kjo e fundit mjeti në dorë të një njeriu.
Ky ishte modeli më i shëmtuar dhe më kriminal që na drejtoi gjysmën e dytë të shekullit të shkuar.
Pa dyshim e pafalshme për ne të gjithë që lejuam rikthimin e mono-partizmit! Por kjo nuk shkarkon nga përgjegjësia ideatorin dhe realizuesin e këtij projekti politik me pasoja të rënda.
Modeli politik i Rilindjes ishte dhe tashmë dukshëm është MONIZMI!
Monizmi është arësyeja për dhunimin e lirive themelore të çdo kujt. Në monizëm nuk lejohet të kesh privatësi; të mendosh e të flasësh; të kesh pronë; të mos arrestohesh e ndalohesh pa prova; të kesh të drejtë të jetosh me punën tënde.
E folura është veçanërisht krim i rëndë.
Në monizëm ska treg të lirë, ekonomi me konkurrencë, nismë të lirë e sipërmarrje të ndershme. Ka vetëm një mënyrë të fitosh (bukën e gojës dhe paratë për bisnesin) ta kesh mirë me pushtetin.
Në monizëm nuk ka debat politik, parlament mbi qeverinë, drejtësi e shtet mbi pushtetin! Në monizëm ka burra votash jo burra shteti!
Vota në monizëm nuk ka asnjë vlerë, është thjesht një formalitet! Pë zgjedhje as që bëhet fjalë. I di partia këto punë…
Në monizëm ka deputetë e zyrtarë me cene që të jenë të shantazhueshëm. Partia të ngre lart dhe partia ta fut, sepse qëllimi është të kënaqet populli!
Në monizëm partia të arreston jo për drejtësi, por për populizëm!
Ç’të thuash më shumë! Nëse ende sja kemi pirë lëngun mono-partizmit, nuk e meritojmë demokracinë!
Ndaj sugjerimi im për Opozitën në radhë të parë është që të godasë monizmin si filozofi dhe model politik!
Njerëzit janë produkt i këtij sistemi, ku udhëheqësi i heq e i vë sipas qejfit! Të gjithë njerëzit në monizëm janë të goditshëm!
Sepse njeriu ska vlerë para dëshirë së udhëheqësit për sundim.
Ne duhet të rikthejmë sistemin politik në parametra demokratikë. Kjo është detyra. Duhet ta bëjmë këtë gjë duke braktisur institucionet moniste të sotme dhe duke propozuar sistemin e ri.
Opozita e sotme ka një shanc të madh. Ka shancin e ndërtimi të një sistemi të ri politik.
Një sistem që bazohet te demokracia, barazia dhe liria, jo më tek partia.
Nuk ka asnjë kuptim harxhimini kohës për të korrigjuar Monistët! Asnjë bashkëpunim me ta!
Ata lindën monistë dhe duhen izoluar si të tillë. Xhisiela, Alizotë, Taulantë, Fatmirë e Arbenë (pavarësisht mbiemrit) do prodhojnë edhe sikur ti largojnë këto të tanishmit!
Kjo është sot çështja themelore: mposhtja e monizmit dhe rikthimi në demokraci!
Për këtë kauzë ja vlen djegia e këtyre mandateve që s’kanë vlerë; braktisja e institucioneve që i sundon partia në pushtet dhe madje edhe votimet farsë që bën pushteti.
Alternativa e vetme që na duhet është DEMOKRACIA!

Tags: opozitasugjerimiylli manjani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Drejtoresha e AKSHI-t paraqitet në SPAK, hetime për tendera

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga drejtimi i AKSHI-t, emërohet drejtori i ri

13/02/2026
“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.