Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Hë babë..na foli i herë kësaj…”, përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi

23/10/2018
“Hë babë..na foli i herë kësaj…”, përgjimet për anëtarin e rrjetit të drogës Hajri Seferi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në dosjen voluminoze të Prokurorisë për grupet kriminale në vend të goditura nga operacioni “Volvo 4”, rezulton që shtetasi Hajri Seferi, ndërmjetës midis grupit kriminal të “Avdylajve” në Shijak dhe grupit të Delvinës, merrej me transport, shitje, trafikim dhe tregtim të drogës.

Përfitimet e mëdha të siguruara nga ky aktivitet, sipas Prokurorisë, i ka investuar në pasuri të ndryshme. Në kuadër të këtyre akuzave, prokuroria thotë se i ka bazuar edhe në përgjimet telefonike por edhe të konfirmuara nga vëzhgimet.

Kështu, më datë 5 prill 2018, i dyshuari Hajri Seferi, komunikon me një person tjetër që sipas prokurorisë dyshohet se është babai i tij, ku flitet për investimin e një shume të madhe parash prej 500 mijë eurosh.

Përgjimi: 

-Hë babë..na foli i herë kësaj…
-Po bre ma kalo
-Alo mirëmëngjesi Hajri.
-nga T.B. Jam E..,ka ardhë babi kty dhe do të baj një veprim thotë, do hapi llogari të arkëtojë 500 mijë Euro sepse thotë do bëjë pagesat e firmave, tani ma sqaron ni çikë si domethënë, për qa hapet llogaria…
-Sepse do paguhet firma pra..
-Do paguhet firma po me kontratë…
-Po sa do jetë vlera e investimit sepse nuk lejohet që domethënë të bëhen pagesa nga një llogari indidivudale firma, nëse nuk ke një dokument përkatës…”

Sipas Prokurorisë, nga verifikimet nuk rezulton që shtetasi Hajri Seferi apo ndonjë i afërm i tij të ketë aktivitet tregtar, biznes të ligjshëm dhe ka dyshime se këot transaksione të kenë ardhura nga aktiviteti kriminal.

Prokuroria sqaron se më 14 korrik 2018, në automjetin tip Volvo të shtetasit Hajri Seferi, është vendosur një pajisje për përgjim Audio dhe lokalizim. Në të njëjtën ditë kur është vendosur pajisja, drejtuesi i mjetit bisedon me një shtetas jashtë makinës në orët e pasdite.

Përgjimi për çmimin e kanabisit: 

Drejtuesi i mjetit: A më kuptove çar të kam thonë apo jo?
Shtetasi: A për atë gjysën apo jo?
Drejtuesi i mjetit: Po!
Shtetasi: Me atë çmim që të thashë dje.
Drejtuesi i mjetit: Jo!
Shtetasi: Sma lë ma lirë për Zotin.
Drejtuesi i mjetit: 32 e gjys merre.
Shtetasi: Ja t’i them
Drejtuesi i mjetit: Do ikësh të bish 200 copë ose 300 nesër. Ik merr 200 copë e po mi nis me atë çmim 33 tha ai?
Shtetasi: 34 pra.
Drejtuesi i mjetit: Jo 34..q..motrën….Për një muaj e gjysmë kontrolle të rrepta. Është ai, më kërkoi 200 sot, 300 nesër.
Shtetasi: Ashtu si kena bo bashkë dy tri gjona shpejt e shpejt ene mu më ke neru se unë nji 500 e kam fut në xhep bam ba.

Përgjimi po atë natë rreth orës 20:43
“Në mjet hipën një shtetas dhe i thotë se 300 euro të pata ngel parë ke 700 shja dhe ke 7000. I kom numëru vet të gjitha.
Drejtuesi i mjetit numëron një sasi lekësh”.
Në mjet hipën një tjetër shtetas për t’i dhënë një sasi lekësh, 200 euro dhe 300 euro shtetasi:

Shtetasi: Këtu ke 50 euro tepër, ke 220 mijë lek. Dhe tashti të kam dhe një mijë.
Shtetasi numëron një sasi lekësh dhe thotë se kam 1600 euro dhe duhet të jenë 6800 euro.

Sipas prokurorisë, në bazë të përgjimeve të përputhura edhe me provat e tjera rezulton i ilustruar më së miri aktiviteti kriminal nga veprimet, takimet, shitja e “mallit”, cilësia, çmimi, pazaret, etj. Gjithashtu, tregon lidhjet e tyre shoqërore, shitjen e lëndës në automjet, vendi i takimit tek një bar në Maminaz në zonën e Shijakut ku edhe jeton Hajri Seferi dhe lidhjet e tij kriminale./ora

Tags: hajri seferipergjime

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
Një biznesmene dhe doganieri arrestohen në Rinas

E kapën kinezen me një çantë plot me euro dhe dollarë

23/01/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Qytetari bie në gjendje koma në mes të rrugës

Policia e Tiranës merr masa për protestën e opozitës, ndalohen parkimet dhe bllokohen rrugët

23/01/2026
FOTO/ Kukësi në shtetrrethim, qindra forca policie mësyjnë në qytet

KUKËS/ Fillimisht goditje me shkop bejsbolli, më pas i drejtojnë armën

23/01/2026
Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi

23/01/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • Politika e privatësisë
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.