Arrestimet “e bujshme”, Berisha: 303 gënjeshtrat taze të Ramës

Arrestimet “e bujshme”, Berisha: 303 gënjeshtrat taze të Ramës

85
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, lidhur me aksionin e policisë së dy ditëve më parë.

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, Edi Rama i gënjeu sot shqiptarët, ndërsa ka renditur edhe faktet që tregojnë mashtrimet e Ramës.

POSTIMI I BERISHES:

303 gënjeshtrat taze të Kallam Dështakut!

Të dashur miq, sot Kallam Dështaku mashtroi 303 herë shqiptarët kur me zëdhënësin e tij Geron Veliu deklaroi:

1- janë bërë këto ditë 300 arrestime, ndërkohë harroi se ky numër dje u tha prej tij 26 arrestime?????

2- Nuk ka patur dekonspirim, pra rrjedhje të informacoinit. Paçka se, sipas vet komunikatës së djeshme të policisë, nga 44 urdhër arreste vetëm 26 u ekzekutuan, të tjerët janë në kërkim.

3- Sot vet Geron Veliu tha se bosi kryesor i heroinës, Admir Hoxha është larguar në drejtim të paditur. Në njoftimet e mëparshme u tha nga narkopolicia se me këtë rrjet ishte i përfshirë edhe Lul Berisha me detyrë kalimin e drogës nga porti i Durrësit drejt Europës.

Por rezullton se për Lul Berishën, megjithëse i përfshirë në transportin e drogës, flet arresti nuk është lëshuar.

Këtij i thonë informacion me 303 bukvale taze të Kallam Dështakut. sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY