Vëllai iu arrestua për trafik droge, jep dorëheqjen drejtori i Patentave

Vëllai iu arrestua për trafik droge, jep dorëheqjen drejtori i Patentave

144
0
Shares

Ka dhënë dorëheqjen drejtori i Patentave, Arben Isaraj.

Dorëheqja vjen pas arrestimit të vëllait të tij për trafik droge. Sipas burimeve, dorëheqja i është dorëzuar Ramës.

Altin Isaraj, i vëllai i ish-drejtorit, u arrestua gjatë kontrolleve të policisë. Kujtojmë se fillimisht arrestimi i tij u mbajt i fshehtë, por pas publikimit të rastit nga ana e  gazetarit Basir Çollaku, policia e pranoi duke dhënë dhe një deklaratë.

Pak orë pasi Gjykata e Tiranës e la në burg Altin Isarajn, ka ardhur edhe dorëheqja e drejtorit të Patentave, Arben Isaraj.

Në arsyetimin për dorëheqjen ai ka thënë se është larguar nga detyra për të mos ndikuar në procesin gjyqësor ndaj të vëllait.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY