PD: “Dhuna ndaj studentes u bë me urdhër të Ramës, i prishi...

PD: “Dhuna ndaj studentes u bë me urdhër të Ramës, i prishi shfaqjen e radhës”

106
0
Shares

Partia Demokratike, ka reaguar sot, pas dhunës së ushtruar nga truprojat e kryeministrit Kryeministrit Edi Rama, ndaj një studenteje, gjatë një takimi me nxënësit e ekselencës.

Përmes një deklarate për mediat PD thekson se dhuna ndaj vajzës u urdhërua nga Rama, pasi këtij të fundit iu prish shfajqa e radhës që ishte organizuar nga vetë ai.

DEKLARATA E PD:

Partia Demokratike dënon dhunën e ushtruar me urdhër të Kryeministrit Rama në takimin me nxënësit e ekselencës.

Prishja e shfaqjes dhe skenarit të propagandës me regjizor Ramën e nervozoi atë duke urdhëruar dhunë ndaj vajzave studente. 

Urdhri për përdorimin e dhunës ndaj studentëve protestues, arroganca, fyerja, poshtërimet e Kryeministrit ndaj studentëve dhe shqetësimeve të tyre janë të patolerushme dhe të dënueshme.

Shprehim shqetësimin e madh për mënyrën, se si fryma e dhunës po bëhet modeli i promovuar nga Kryeministri në publik dhe në media.

Keqardhje për sjelljen e nënshtruar të auditorit në sallë, dëshmi se më shumë se studentë ekselentë, mesa duket kishte fresh-istë të indoktrinuar. Indiferenca e drejtuesve të Universiteteve Publike dhe pedagogëve ndaj dhunimit të studentëve është një tregues i qartë se universitetet janë vasale të Qeverisë.

Shprehim shqetësimin për censurimin e këtij incidenti nga shumica e mediave, sepse Kryeministri nuk do vononte t’u kujtonte burgun.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY