Arrestimi i ish-deputetit Ndoka, përgjimet e bisedave e nxorrën zbuluar

Arrestimi i ish-deputetit Ndoka, përgjimet e bisedave e nxorrën zbuluar

231
0
Shares

Arrestimi i ish-deputetit Arben Ndoka erdhi pas hetimeve disa mujore dhe disa përgjimeve, nga të cilat ishte përmendur dhe emri i tij.

Sipas Panoramës, ish deputeti u vendos në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë.

Hetimi disamujor ka mbledhur prova se ai me një grup kriminal dyshohet si i implikuar në abuzimet me troje shtetërore në zonën e Lezhës dhe Kurbinit, përmes falsifikimit të dokumenteve e vulave etj.

Në mars të vitit 2018, Policia e Lezhës hetoi një grup kriminal që dyshohej se ishte lidhur me abuzimet toka e troje në zonën e Shëngjinit dhe ndaloi 12 persona, mes tyre edhe kryetari i Bashkisë Lezhë, ndërsa 11 u shpallën në kërkim.

Sipas burimeve nga grupi hetimor, Ndoka së bashku me disa zyrtarë të tjerë në Lezhë kanë ndikuar në tjetërsimin e pronave te “Rana e Hedhun” dhe në Kune nga ranishte në tokë arë dhe më pas i kalonin te të afërmit e tyre.

Burimet thanë se gjatë përgjimeve të një grupi kriminal ka dalë emri i Arben Ndokës, i cili më pas është vendosur në përgjim duke zbuluar aferën që solli arrestimin e tij nga Policia pas urdhrit të Prokurorisë.

Ish-deputeti ishte në përgjim prej disa muajsh për këtë çështje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY