Pasi gazetari Basi Çollaku zbuloi arrestimin e vëllait të drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor, policia njoftoi dhe arrestimin e tij zyrtarisht.
Policia e Tiranës ka arrestuar Altin Isaraj, vëllain e Arben Isarajt i cili është Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor
Arrestimi i tij u krye për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe ‘prodhim dhe shitje të lëndëve nrakotike.
Çollaku me herët, nga Facebook-u, shkruante se ndalimi i Isarajt është mbajtur i fshehur nga policia.
Ja çfarë shkruante gazetari:
Dite arrestimesh qe njoftohen me buje por ka dhe nga ato ndalim-arrestimet qe mbahen pak fshehur nga Forca e Ligjit.
A eshte arrestuar dje ne Tirane, Altin Isaraj (vellai i Arben Isarajt) per armembajtje pa leje dhe 0.6 gram kokaine?!?!?
A eshte derguar per mase sigurie arrest me burg kerkesa e prokurorise?!?! A e kane mbajtur fshehur policia sepse ka qene nderhyrje e madhe ??!.
A ka nderhyrje per ta kthyer ne detyrim paraqitje me pretekstin se eshte i semure??!?!
A ka pasur sukses nderhyrja ne prokurori ndonese ajo kerkon arrest me burg?!?!
A ka pasur dhe ndalime te tjera te ngjashme keto dy muaj dhe eshte kerkuar detyrim paraqitje ?!?!
A ka gjykates ish drejtues ne drejtesi per te bere nder Isarajt??”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/