Enigma e zhdukjes se 160 kileve opium ne Has

Enigma e zhdukjes se 160 kileve opium ne Has

95
0
Shares

Ish kryemijistri Berisha thotë permes nje postimi se policia ka informuar vetë bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës. Ndërkaq sipas denoncuesit në këtë çështje janë të përfshirë, politikanë, biznesmenë dhe njerëz të fuqishëm.

STATUSI I BERISHËS

Narkopolicia informoi bosët e rrjetit të fabrikës së heroinës në Has!
Vodhi 160 kg opium të pastër me të cilin prodhoheshin 3.2 ton heroinë!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
Përshëndetje dr. jam punonjës i antidrogës nga lista prej 13 bosëve dhe lejtnantëve të këtij grupi, biznesmenë, politikanë, deputet etj nuk është arrestuar asnjeri operacioni u dekonspirua plotësisht pa filluar ndaj u arrestuan vetëm tre anëtarët e familjes Shuti që punonin në Fabrike dhe kishin detyrë dhe ruajtjen e saj.
Në fabrike janë gjetur 260 kg opium i pastër por 160 kg u zhdukën pa gjurmë, po sqaroj këtu se me një kg opium nxirren 20 kg heroinë e zakonshme pra vetëm me sasinë e lëndës së parë që u gjendën në fabrikë prodhoheshin 5200 kg heroinë.
Së fundi i nderuar Doktor fabrika në Has është që 3 vjet dhe me dijeni të plotë dhe nën kujdesin e shefit të komisariatit Hasit dhe kryetarit bashkisë Adem Lala, të cilët kishin pjesën e tyre të fitimit, anonim ju lutem.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY