DETAJE/Atentat biznesmenit në Velipojë, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy ditë

DETAJE/Atentat biznesmenit në Velipojë, ngjarja u mbajt e fshehtë për dy ditë

192
0
Shares

Dy ditë më parë, disa persona kanë qëlluar me armë makinën e biznesmenit dhe aktivistit të PD, Pjerin Kaçi. Dyshimet janë se kjo ngjarje mund të ketë ardhur për shkak të bizneseve apo edhe si përkrahës i Partisë Demokratike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sektor të njësisë Velipojë.

Mjeti tip Kyron me targë AA 497 UK është qëlluar në pjesën e përparme me armë zjarri por edhe në pjesën e pasme të saj. Në ato momente sipas burimeve biznesmeni Kaçi është futur brenda lokalit për t’i shpëtuar plumbave.

I pyetur për këtë ngjarje Pjerin Kaçi ka deklaruar se nuk e ka idenë përse ka ndodhur për shkak se nuk ka konflikte.

Kjo është një ngjarje që i përket datës 18 Tetor dhe policia e ka mbajtur të fshehtë dhe pse cilësohet si një  atentat kriminal ndaj një biznesmeni dhe aktivisti të PD në zonën e Velipojës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY