Presidenti Ilir Meta zhvilloi një ceremoni zyrtare ku vlerësoi ish-ministrin e Jashtëm italian, Franco Frattini me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.
Në fjalën e rastit, Meta u shpreh se z. Frattini njihet për shumë poste të larta, por për shqiptarët ai do të mbahet mend si avokat i nderuar të shqiptarëve.
‘I jemi mirënjohës sepse ideoi dhe nisi procesin e liberalizimit të vizave për Ballkanin Perëndimor’ u shpreh Meta.
Ajo çka u vu re gjatë ceremonisë, ishte dhe prezenca e forcave të ndryshme politike të cilët qëndronin në radhët e para.
Të pranishëm ishin kryeministri Berisha dhe Basha, ndërsa nga ana e socialistëve ishte Tualant Balla.
Gjithashtu prezentë ishin dhe ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, apo dhe deputeti i PD-së Tritan Shehu.
Pavarësisht konflikteve dhe çështjeve të ‘nxehta’ dhe akuzave mes njërit tjetrit, ditën e sotme, kjo ceremoni ka mbledhur në të njëjtin vend politikanët e forcave më të mëdha politike në vend.
LIVE – Ceremonia e zyrtare e vlerësimit të z.Franco Frattini me Dekoratën e lartë "Gjergj Kastrioti Skënderbeu".
Publiée par Ilir Meta sur Vendredi 19 octobre 2018
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/