Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Zvicër.
Gjatë kontrolleve atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme heroine si dhe një shumë parash.
Mediat vendase shkruajnë se arrestimi i shqiptarit është kryer në kantonin e Glarusit teksa po shiste heroinën tek dy klientë.
Kontrolli
21-vjeçarit iu gjetën 330 gram heroinë dhe para në dorë dhe disa telefona celularë. Heroina e sekuestruar kapte një vlerë tregu prej rreth 15,000 mijë franga.
Qytetari shqiptar ishte si turist në Zvicër. Autoritetet zvicerane vijojnë hetimet për rastin në fjalë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/