Fushata kundër portaleve, OSBE i dërgon letër Ramës: Jemi kundër

Fushata kundër portaleve, OSBE i dërgon letër Ramës: Jemi kundër

93
0
Shares

Fushata e kryeministrit Rama për të sulmuar portalet duke i kërcënuar me mbylljen e tyre, ka sjellë dhe reagimin e OSBE-së.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Desir e ka shprehur hapur se nuk është dakord me një sistem të ri regjistrimi për 44 faqe interneti në Shqipëri dhe mbylljen e tyre.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me lajmërimin e AKEP dhe kryeministrit Rama, pasi sipas tij shtetet nuk mund të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediet online.

Shtetet nuk duhet të imponojnë regjistrimin e detyrueshëm për mediat online si parakusht për punën e tyre, gjë që mund të ketë efekt shumë negativ në lirinë e medias. Kjo praktikë, kur vihet në zbatim, mund të kufizojë ndjeshëm aksesin e publikut në burime të larmishme informacioni dhe pluralizmin e zërave, si edhe gërryen të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të informimit online”, deklaroi Desir.

Përfaqësuesi u bën thirrje autoriteteve shqiptare t’i rishikojnë këto masa, të shqyrtojnë të gjitha alternativat e mundshme për trajtimin e çështjes së shpifjes dhe të fillojnë një debat gjithëpërfshirës me aktorët relevantë të shoqërisë civile dhe medias.

‘Është tejet e rëndësishme që të sigurohet më shumë informacion rreth objektivave të saktë të masave të shpallura, si edhe për kriteret mbi bazën e të cilave janë përzgjedhur këto 44 faqe interneti“, shtoi Desir.

Më tej, ai kërkon sqarime për bazën ligjore të kërkesës për publikimin e NIPT-it nga ana e këtyre faqeve interneti, si edhe për bazën ligjore për mbylljen e faqeve të internetit.

Në një letër drejtuar Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për këtë çështje, Përfaqësuesi ofron edhe asistencën e tij ligjore.

Desir sjell në vëmendje rekomandimet e Zyrës së tij për mbrojtjen e lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes në rregullimin e përmbajtjes online në Evropën Juglindore, duke theksuar se çdo rregullim i përmbajtjes online duhet të mbajë parasysh detyrimet ndërkombëtare, përfshirë angazhimet në kuadrin e OSBE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY