Rrëzohet kërkesa për liri, lihet në burg Rexhep Rraja

Rrëzohet kërkesa për liri, lihet në burg Rexhep Rraja

135
0
Shares

Gjykata e Apelit ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg Rexhep Rrajën.  Në këtë mënyrë dhe pse Rexhep Rraja kërkoi lirinë, kërkesa është rrëzuar.

Djali i deputetit ka apeluar masën e arrestit me burg duke kërkuar lirinë në Apel, ndërsa seanca ka nisur në orën 10:30. Rexhep Rraja nuk mori pjesë në seancë dhe përfaqësohet nga avokati i tij.

Trupa gjykuese kryesohet nga gjyqtarja Shpresa Beçaj ndërsa anëtarët janë Ridvan Hado dhe Zegjine Sollaku.

Teksa parashtronte provat në favor të klientit të tij, Ilir Murati, avokati mbrojtës i Rrajas pohoi se denoncimi nga Xhisiela Maloku është bërë për motive xhelozie dhe se nuk ka të bëjë fare me përndjekje. Sipas Muratit, vepra penale e përndjekjes nuk qëndron.

Rexhep Rraja është akuzuar për përndjekjen dhe dhunim ndaj Xhisiela Malokut dhe  u arrestua më 30 shtator, pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila dha ‘Arrest me burg.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY