Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Padia e babait të Stresit, çfarë i kërkon Taulant Ballës

17/10/2018
Babai i Stresit padit  në gjykatë Taulant Ballën, për çfarë e akuzon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sali Lushaj, babai i reperit të njohur Stresi, ka paditur dje në Gjykatën e Tiranës kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

Ndërkohë mësohen disa detaje më shumë rreth padisë dhe asaj çfarë Lushaj kërkon.

Lushaj nuk ka qenë vetëm po së bashku me mikun e tij, Avdyl Gjomakaj. Ata depozituan kërkesëpadinë në Gjykatë, ku kërkojnë 2 milionë lekë të rinj dëmshpërblim nga Balla, si dhe përgënjeshtrimin nga ana e tij të deklaratave të bëra publike.

Ata u referohen deklarimeve që deputeti socialist ka bërë rreth një javë më parë gjatë emisionit “Opinion”, ku i ka etiketuar si anëtarë të bandës së Sali Berishës.

PADIA

Objekti i kërkesëpadisë është: Detyrimi i palës së paditur, në këtë rast deputeti Balla, për t’u shpërblyer dëmin jashtëkontraktor, Lushajt e Gjomakajt, shkaktuar si rrjedhojë e thënieve dhe deklaratave të pavërteta. Deklarata të bëra publikisht nga pala e paditur, në emisionin “Opinion”, të datës 11 tetor 2018, përpara gazetarit Blendi Fevziu, në “Tv Klan”, në masën 2 milionë lekë të rinj.

Sipas Panoramës, detyrimi i palës së paditur për të publikuar një përgënjeshtrim të përshtatshëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim sqarimin e natyrës abuzive dhe të pavërtetë të deklarimeve të adresuara paditësve. Ngarkimin e shpenzimeve gjyqësore palës së paditur. Bazat ligjore ku mbështetet kërkesë-padia e Sali Lushajt dhe Avdyl Gjomakajt janë: nenet 31, 32, 48 e 154 të Kodit të Procedurës Civile, nenet 3, 15/1, 17, 42 të Kushtetutës etj.

Në kërkesën e tyre, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj shpjegojnë se janë familjarë, njerëz, që respektojnë ligjet dhe normat e së drejtës dhe gëzojnë respektin e komunitetit ku jetojnë.

Theksojmë se nuk jemi anëtarë të asnjë bande dhe pjesë e asnjë strukture, që cenon rendin dhe sigurinë publike. Përkundrazi, jemi njerëz me përgjegjësi qytetare, që kemi dhënë gjak nga familja jonë, dëshmorë në mbrojtje të integritetit të këtij vendi”, shprehen në kërkesën drejtuar Gjykatës së Tiranës, Sali Lushaj dhe Avdyl Gjomakaj.

Tags: Ballapadiasali lushajtaulant

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.