Një lokal u përfshi nga flakët në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën e “Kavajës” dhe fatmirësisht nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sipas policisë dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.
“Më datë 17.10.2018, në rrugën e “Kavajës”, në një lokal ka rënë zjarr, ku ka patur vetëm dëme materiale. Ngjarja dyshohet se ka qenë aksidentale”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/
loading...
Loading...