VIDEO/Tragjedia me 5 viktima në Butrint, arrestohet një nga organizatorët e shumëkërkuar

VIDEO/Tragjedia me 5 viktima në Butrint, arrestohet një nga organizatorët e shumëkërkuar

142
0
Shares

Policia e Fierit ka arrestuar shtetasin, Albert Gega, një nga personat e dyshuar që shkaktoi tragjedinë e Butrintit.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

36-vjeçari, banues në fshatin Kurjan, akuzohet për ngjarjen e ndodhur në tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona, 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

NJOFTIMI I PLOTË

Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.

U ndalua shtetasi Albert Gega i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

Në vijim të zbatimit të planit operacional “Për kapjen e personave të shpallur në kërkim” nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

•Albert Gega, 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY