Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

‘Policia e shtetit nuk e meriton tradhëtinë që përjeton sot’

16/10/2018
BUJAR NISHANI/ Brezi i dytë i elitës së regjimit komunist sot në pushtet, fyen dhe shantazhon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bujar Nishani- Policia e Shtetit nuk e meriton tradhëtinë që përjeton sot.

Sot, si kurrë më parë forca e shtetit ndërtuar tek uniforma e policisë, drejtësia e ligjit jetësuar tek profesionistët antikrim, garancia dhe besimi i qytetarëve për siguri investuar tek oficerët kurajozë, është tradhëtuar rëndë.

Ky ishte destinacion i pashmangëshëm i imponimit prej një modeli kur pushteti prodhohet nga krimi, nga antishteti, nga narkotrafiku, mashtrimi, zhvatja, nga grupet kriminale të botës së errët.

Në këtë kaos dhe ambjent ku tashmë dominojnë të fortët, vrasësit, gjobvënësit dhe trafikantët, policia dhe punonjësit e saj janë më në vështirësi se kurrë më parë.
Jo se shumica e tyre nuk janë profesionistë.
Jo se shumica e tyre nuk kanë kurajo.
Jo se shumica e tyre nuk di si ta mbrojë ligjin, shtetin dhe qytetarin.
Por se të gjithë ata, pa përjashtim janë të tradhëtuar.

Të tradhëtuar nga ata që nuk e duan policinë antikrim.
Nuk e duan ligjin mbi këdo, nuk e duan shtetin mbi ta, nuk e duan qytetarin të jetoj normalisht në paqe e prosperitet.
Nga ata që modelin e gjejnë tek të fortët.
Model që për herë të parë në këto 25 vite të një sistemi të ri politik prodhoi shembullin më të turpshëm, të degraduar dhe të dështuar.
Ky model i dështuar solli dy drejtorë të Përgjithshëm Policie të shkarkuar brenda 4 viteve të një qeverie.
Ky model i degraduar prodhoi drejtorë të lartë në arrati në kërkim për bashkëpunim me grupet kriminale të trafikut të drogës.
Ky model i turpshëm detyroi dy oficerë të lartë policie të strehohen në azil politik pas përballjes me grupet kriminale të lidhura me pushtetin.

Në këtë model, piramida policore shkalafitet lart-e poshtë, që të sajojë dëshmitar te rremë mejhanesh në vend që të arrrestoj autorë publik krimesh.
Për shkak tē këtij modeli, zbulueshmëria e krimeve të rënda ka rënë me 50%.
Nën këtë model pranohet ekzistenca e 40 grupeve të krimit të organizuar dhe 5 familjeve mafioze por që pas dy vitesh, nga ky konstatim zyrtar, nuk ka asnjë raportim se cili nga këto grupe apo familje është goditur dhe asgjesuar.
Vjedhjet e shtëpive, dyqaneve, pronave janë masive, në qytet dhe fshatra, raportimi i tyre fshihet.

Për herë të parë që nga rrëzimi i shtetit monist ndodh që një kryeministër del përpara policisë dhe pasi ju kërkoi publikisht të mblidhnin vota për partinë e tij gjatë fushatës elektorale, tashmë sulmon opozitën me terminologji kriminalizimi duke nxitur perceptimin e armiqësisë policeske ndaj opozitës politike.
Padyshim, që ndër rradhët e të rekrutuarve në polici pa asnjë meritë profesionale, do të ketë shumë syresh subjekte të drejtesisë së shetit ligjor të rivendosur.
Por shumica dërrmuese e punonjësve të policisë janë shqiptarë patriot, familjarë të ndershëm, profesionistë kurajoz, qytetarë të mençur.
Pavarësisht se ata janë të tradhëtuar nga një model qeverisje që ka aleat bandat dhe grupet kriminale, (pikerisht ata që janë armiqtë e vërtetë të rendit, sigurisë dhe policisë), përsëri ata nuk e humbasin toruan dhe as nuk sugjestinohen nga bipolarizmi që ju fanepset përpara.

Ata, punonjësit e Policisë së Shtetit, i njohin mirë, më mirë se kushdo politikanët, shtetarët dhe zyrtarët e lidhur me krimin.
Ju njohin dhëmbë e dhëmballë.
Jua dinë të gjithë historinë e rrugëtimit me krimin dhe banditët.
I dinë se jua ka dashur puna dhe profesioni ti mësojnë.

Ndaj ata nuk kompleksohen nga ngrefosja boshe e rradhës se e njohin mirë.
Por ata e dinë se duhet që të rezistojnë për pak kohë.
Ata do të rezistojnë se të tillë janë pregatitur për të qenë.
Rezistentë ndaj përballjes me krimin dhe kapot e krimit.
Rezistentë ndaj mafies dhe bosëve të saj.
Rezistente ndaj mashtruesve dhe nonës së saj.
Rezistentë ndaj shantazhuesve dhe mashtruesve profesionist.
Ata edhe më parë kanë rezistuar e më pas triumfuar.
Jo thjesht ndaj ndonjë eprori të inkriminuar kalimtar por ndaj sfidës për të cilën shteti i ka krijuar si forcë, shoqëria i ka besuar si faktor, historia i ka përzgjedhur si kontributor.

Ata do të rezistojnë, do të ringrihen, do të rinisin përballjen, do ta zhvleftësojnë tradhëtinë dhe do të rifitojnë.
Do të rifitojnë ndaj krimit, sado i sofistikuar, kollarisur apo bisht përpjetë që të mbahet ai. Rezistenca nuk do të shkoj dëm.

Tags: bujar nishanikomentpolicia e shtetit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
Sekuestrohet një sasi e madhe droge dhe 20 mijë euro në Korçë

I kërkoi 20 mijë euro zyrtarit të Shëndetit Publik, arrestohet gazetari Elio Laze

12/02/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

“Diella” padit kryeministrin Edi Rama. Aktorja nuk u pyet për përdorimin e imazhit dhe zërit

13/02/2026
Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

Policia belge bastis zyrat e Komisionit Europian, dyshime për parregullsi në shitjen e pronave

12/02/2026
Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

Bardhyl Fusha, me 3 biznese por rrëfen pse sulmoi bankën në Tiranë

12/02/2026
  • Advertisement
  • Contact
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.