Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Nuk shihen shtëpitë për shkak të tymit” Rikthimi i furrave të gëlqeres në Fushë- Krujë

16/10/2018
“Nuk shihen shtëpitë për shkak të tymit” Rikthimi i furrave të gëlqeres në Fushë- Krujë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në furrat artizanale të prodhimit të gëlqeres në Fushë Krujë dhe Krujë vijon djegia e materialeve plastike dhe gomave te automjeteve.

Autoritetet thanë se i mbyllën furrat ndotëse, por banorët e zonës tregojnë të kundërtën. Qielli mbi shtëpitë e tyre mbushet me tym toksik gjatë natës deri në mëngjes.

Furrat e gëlqeres që djegin goma dhe mbetje plastike u tha se u mbyllën. Por pamja e mëngjesit të kësaj të marte në fshatin Halil të Fushë-Krujës, tregon krejtësisht të kundërtën.

Prodhimi i gëlqeres duke djegur goma automjetesh vazhdon. Për banorët e kësaj zone mëngjesi dhe mbrëmja janë të padallueshme pasi tymi është aq i dendur sa shtëpitë përreth fshatit nuk mund të shihen me sy të lirë.

“Se nga vjen tymi nuk dimë gjë. Është shumë i keq, saqë njerëzit vendosin dorën në hundë. Ka edhe në mbrëmje edhe në mëngjes dhe është shumë i rëndë. Nuk e di kush i djeg. Kam burrin me frymëmarrje. Kam çuar analizat e gjakut në Tiranë, dalin keq”, shprehet një banore e zonës.

Banorët e kësaj zone ndjehen si ne rrethim nga tymrat toksike

“Ka shumë tym, nga perëndimi nga fabrika e zifrit, nga jugu dhe veriu nga gëlqerja”, tregon një prej tyre.

Banorë të tjerë jashtë kamerave pohojnë se ajri i ndotur ka ndikuar edhe tek fëmijët. Shpesh banorët e fshatit Halil u drejtohen spitalit pasi rrugët e tyre të frymëmarrjes janë thuajse të bllokuara, retë e tymit shpesh qëndrojnë edhe tre ditë pa pushim mbi çatitë e tyre.

Tymi i Fushë-Krujës nuk është problem vetëm për ata që banojnë pranë kësaj zone. Era të gjithë këtë sasi tymi toksik e sjell mbi Tiranën me një milionë banorë./tch

Tags: fushe krujendotje

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

Berisha: Më 12 mars, Shqipëria vjen këtu për të kërkuar largimin e Ramës! Ora do caktohet. Berisha shpjegon mosvotimin për Spiropalin

05/03/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Fotografi i Seidinit dëshmon në gjyqin ndaj Leonard Dukës dhe Drianto Bardhit

05/03/2026
Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.