Kërkon lirinë vetëm pas 2 javësh në qeli, gjykata vendos nesër për...

Kërkon lirinë vetëm pas 2 javësh në qeli, gjykata vendos nesër për Rexhep Rrajën

126
0
Shares

Ai është shprehur se kërkon lirinë, me motivin se Xhisiela Maloku e ka tërhequr denoncimin. Por dita e nesërme do të jetë koha kur do të mësohet se çfarë do të ndodhë me djalin e deputetit të PS, Rexhep  Rrajën.

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja, do të dalë nesër para Gjykatës së Apelit të Tiranës. Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Seanca do të zhvillohet në orën 10:30. Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku, kjo e fundit e kallëzoi në polici dhe nga aty çështja u bë publike më vonë nga oficeri i çështjes, Emiljano Nuhu.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY