Një i moshuar ndërsa ka tentuar të djegë mbeturinat, i ka dalë nga kontrolli zjarri. Për pasojë flakët kanë djegur edhe 74-vjeçarin.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gomsiqe të Shkodrës, ndërsa Policia saktëson se, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.
Më datë 15. 10. 2018, në fshatin Gomsiqe, shtetasi P. N., vjeç 74, banues në këtë fshat, duke djegur mbeturina, i ka dalë zjarri nga kontrolli dhe në përpjekje për të fikur zjarrin është djegur e ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/