LAJMI I FUNDIT/ Vetëm dy javë në qeli, Rexhep Rraja kërkon lirinë...

LAJMI I FUNDIT/ Vetëm dy javë në qeli, Rexhep Rraja kërkon lirinë në Apel

110
0
Shares

Rexhep Rraja, djali i deputetit socialist Rrahman Rraja,  do të dalë sërish në Gjykatë për dosjen “Xhisiela”, kësaj herë në gjykatën e Apelit.

Përmes avokatit të tij, djali i deputetit ka paraqitur kërkesën në Apel për lirimin e tij nga paraburgimi.

Gjyqtarja Shpresa Becaj do të shqyrtojë kërkesën e Rrajës për liri dorëzuar që më 8 tetor, ndërsa hetimet për këtë dosjen janë ende të hapura nga prokurorja Mirela Kapo.

Rexhep Rraja u arrestua me 30 shtator 2018. Ai akuzohet për përndjekjen e ish-të dashurës së tij Xhisiela Maloku.

Por kjo e fundit nga ana tjetër ka deklaruar se me Rexhepin ka pasur vetëm marrëdhënie xhelozie dhe se ai nuk e ka keqtrajtuar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY