Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëm nga roja bregdetare italiane.
Në mjetin lundrues janë sekuestruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë.
Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomonen me një ngarkesë të dyshimtë në bord, në afërsi të plazhit “Le Cesine” në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.
Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.
Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore “Le Cesine.”
Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekesutruar 294 kg mariajuën dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.
24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikaur nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane e në pranga u vu një skafist italian me banim në Lecce.
Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikur ndërkombëtar të drogës.
Policia italiane informon se prej janarit të 2018 e deri më sot janë sekesutruar 17 tonë marijaunë, 18 mjete lundruese të pëdoruara për përdorimin e drogës e janë arestuar 42 skafistë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/