Qyteti i UNESCO-s në hall, njerëzit nuk kanë ku të varrosin të...

Qyteti i UNESCO-s në hall, njerëzit nuk kanë ku të varrosin të vdekurit

158
0
Shares

Mungesa e vendeve në varreza është kthyer në problem mjaft shqetësues për qytetarët e Beratit.

Qyteti i UNESCO-s ka dy parcela varrezash, një në hyrje të qytetit dhe një tjetër në dalje. Për parcelën në lagjen e sipërme, zgjidhja është gjetur duke marrë tokë nga ish-reparti ushtarak, ndërsa për parcelën në hyrje të qytetit ende nuk është gjetur një zgjidhje.

Sipas informacioneve, mësojmë që drejtoria e shërbimeve pranë bashkisë ka përfunduar bisedimet për të blerë një tokë nga privatët.

Nënkryetari Bledar Blana pohon se është kërkuar përshpejtimi i procedurave, pasi situata është emergjente.

Në mungesë të vendeve, qytetarët kanë filluar të rihapin varret e vjetra për të varrosur të afërmit./tch

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY