Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Një përgjigje për problemet e sotme të Kosovës

11/10/2018
Një përgjigje për problemet e sotme të Kosovës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Libri i ri i Shaban Muratit për Kosovën- Doli nga shtypi libri i ri i diplomatit Shaban Murati “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, botuar në kuadrin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nga Fondacioni i mirënjohur “Alsar” në Tiranë, i cili vazhdon kontributin me botimin e veprave të autorëve të njohur shqiptarë të fushave të ndryshme.

Libri paraqet një antologji të analizave sistematike të autorit për problematikën diplomatike të shtetit të Kosovës nga krijimi i tij deri në ditët e sotme. Sistematizimi i çeshtjeve, konsekuenca dhe dinamika e ndjekjes së tyrë në zhvillim e sipër, e bëjnë librin aktual dhe lexuesi mund të gjejë në të disa përgjigje për pikëpyetjet dhe për zhvillimet e sotme rreth Kosovës.

Analiza e autorit përmbledh çeshtjet më të mprehta, me të cilat është përballur diplomacia dhe shteti i Kosovës në dhjetëvjetëshin e parë të jetës së vet. Kjo përfshin frontin e vështirë diplomatik të përballimit me diplomacinë e Serbisë në rajon dhe në arenën ndërkombëtare, si dhe përballjet me barrierat e pafund antikosovare të diplomacisë ruse. Përfshin ballafaqimet me segmente të diplomacisë europiane, e cila jo gjithmonë ka ruajtur koherencën e saj për Kosovën dhe për Ballkanin. Përfshin trajtimin e disa marrëdhënieve dhe problemeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Kosovës.

Një trajtim të thelluar marrin temat e mekanizmave dhe intrigave diplomatike të Serbisë dhe aleatëve të saj kundër pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Kosovës. Në libër trajtohen për herë të parë nga autori çeshtje si e drejta e Kosovës për reparacione, e drejta e Kosovës për pjesën e trashëgimisë së ish Federatës Jugosllave, e dreja e paditjes së Serbisë në Hagë për genocid, çeshtja e kufijve, e Luginës së Preshevës, e Sanxhakut, etj.

Një vëmendje të vecantë në libër i kushtohet analizës së procesit të bisedimeve në Bruksel midis Kosovës dhe Serbisë dhe implikimet e tij gjatë viteve deri në 2018, kur doli në plan të parë çeshtja e një marrëveshje përfundimtare të normalizimit të marrëdhënieve midis dy shteteve. Libri “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës” i autorit Shaban Murati paraqet një interes aktual diplomatik, akademik dhe kombëtar.

Tags: kosovalibrishaban murati

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

Topalli sqaron votën ndaj Spiropalit: Nuk ishte qëndrim politik, por lapsus teknik

05/03/2026
Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

Spiropali: Më vjen keq që largimin tim e paralajmëroi Berisha në Kuvend

05/03/2026
Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.