Një person u arrestua pasi kanosi një vajzë me publikimin e disa fotove në rrjetet sociale. Ylli Kaci 21 vjec i kërkoi vajzës një sasi të madhe parash në mënyrë që disa foto të saj të mos publikoheshin.
Por vajza e ka paditur atë në polici. Kësaj here ndryshe nga rasti i Xhisielës, policia ka nisur ndjekjen e personit duke e arrestuar atë.
Njoftimi i policisë:
Shtrëngon me anë të kanosjes një shtetase për dhënie pasurie.
Policia kap dhe ndalon autorin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në D.V.P.Tiranë, falë një pune të mirëorganizuar hetimore kapën dhe ndaluan shtetasin :
– Ylli Kaçi, 21 vjeç, banues në Mamurras.
Ky shtetas ndërmjet telefonit ka shtrënguar me anë të kanosjes shtetasen A. Gj., duke i kërkuar një sasi vlere monetare për mospublikimim e disa fotove në rrjetet sociale.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, parashikuar nga neni 109/b i Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/