ë rinjtë kuksianë po e tradhëtojnë Britaninë e Madhe dhe kanë hedhur sytë përtej kontinentit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nisja e aplikimeve për Lotarinë e Amerikane po shoqërohet me interes të shtuar në qytetin verilindor. Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se situata është e ngjashme me atë të largimit masiv drejt vendeve të BE gjatë viteve 2013-2015.
Nisja e aplikimeve të Lotarisë Amerikane është pritur me interes të shtuar në Kukës.
Ethet e Lotarisë si zgjidhje ligjore për të emigruar i kanë prekur masivisht të rinjtë në qytetin verilindor.
Fluksi i aplikimeve është i lartë që në ditët e para.
Rufat Demalia: Sivjet është pritur me interes shumë të madh koha e hapjes së Lotarisë Amerikane.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se po përsëritet eksodi i viteve 2013-2015 me azilkërkuesit drejt BE. Por këtë herë në mënyrë ligjore.
Thonë se të rinjtë po ndjekin ëndrrën pasi kanë humbur shpresën.
Rufat Demalia: Unë mendoj se situata është më keq se në vitet 2013-2014-2015.
Gentian Palushi: Shkaqet dhe arsyet ne i dimë mirë.Të gjithë ato shpresojnë për një jetë më të mirë. Duke parë që kushtet ekonomike-sociale janë të vështira sidomos në Kukës që është një rajon i varfër.
Por “ëndrra amerikane” ka pasoja për Kukësin. Popullsia po plaket dhe krahu i punës po ikën.
Gentian Palushi: Tendenca në rritje e të rinjëve për të aplikuar për Lotarinë Amerikane do të thotë që po ikën krahu më aktiv i punës.Këtu do të mbetën vetëm personat që nuk kanë fuqi për punë. Kështu do të këmi edhe fenomenin e plakjes.
Në këtë situatë duket se një pjesë e të rinjtë kuksianë do ta kalojnë edhe këtë dimër me ethet e ëndrrës amerikane, ndërsa të tjerë shohin ende si zgjidhje të detyruar kamionet drejt Britanisë së Madhe./ora
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/