Viktima e aksidentit të rëndë në Tiranë është një 65 vjeçar.
Policia ka bërë identifikimin e tij. I moshuari Alia Fuçia u përplas për vdekje nga një kamion.
Aksidenti
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:16, në rrugën dytësore në Yrshek.
Policia njoftonte se mjeti tip “kamion” me drejtues shtetasin A. Sh., ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme një këmbësor të gjinisë mashkull, Alia Fuçia i sapoidentifikuar.
Shërbimet e Policisë dhe drejtuesi i mjetit, shtetasi A. Sh., ndodhen në vendngjarje, po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/