Dilema e 34 vjeçarit/ Dashnorja që bën seks të çmendur apo gruaja...

Dilema e 34 vjeçarit/ Dashnorja që bën seks të çmendur apo gruaja që dashuroj?

261
0
Shares

Problemet në çift nuk marrin fund asnjëherë. Një prej arsyeve kryesore që lind tradhtia është marrëdhënia seksuale. Shpesh herë meshkujt dhe femrat stresohen dhe nuk japin maksimumin e tyre në intimitet. E njëjta gjë i ka ndodhur një burri të martuar, i cili nisi romancën me një vajzë të re pasi gruaja nuk e kënaqte në krevat, ndonëse është i dashuruar me të.

E dashura ka filluar të ketë ndjenja dhe ai është në dilemë se cilën femër duhet të zgjedhë. Prandaj ka kërkuar ndihmën e ekspertes Deidre.

Djali: Dashnorja ime bën seks të çmendur dhe nuk mund të heq dorë nga ajo. Tani, ajo ka filluar të ketë ndjenja për mua dhe më kërkon që të lë gruan. Jam në një dilemë sepse nuk dua të lëndoj asnjërën prej tyre. Jam 34 vjeç dhe gruaja ime e bukur është 32. Ajo është një vajzë e mahnitshme që do bënte gjithçka për mua dhe ka qenë gjithnjë pranë meje. Ne u takuam para gjashtë vitesh, ramë në dashuri dhe u martuam brenda një viti. Ajo ka ndryshuar vitet e fundit, është e stresuar për disa probleme familjare (vëllai i saj ka është i droguar) dhe e urren punën e saj. Fatkeqësisht pasioni seksual nuk është më i njëjti. Ne kemi diskutuar për këtë dhe ajo është dakort që duhet të bëjmë ndryshime, të cilat nuk ndodhën kurrë. Vajza e re në punë është vërtetë e lezetshme dhe ne filluam të flasim para disa muajsh. E kisha harruar si ishte të qeshja derisa e takova. Është 26 vjeçe. Gjithçka filloi me një pije pas pune për të harruar lodhjen dhe më pas përfundoi me një puthje të çmendur. Të dy thamë “Çfarë ishte kjo” dhe shkuam në shtëpinë e saj për të kryer marrëdhënie. Fjetëm gjumë dhe kur u zgjuam vijuam me marrëdhënien seksuale.

Tani nuk mund të heq dorë nga ajo. Është si makinë seksi. Është e hapur për çdo gjë dhe kjo e bën marrëdhënien më eksituese. E dinted he e kuptoi situatën me gruan time. Mbrëmjen e kaluar ishte shumë e qetë dhe e pyeta nëse ka diçka që nuk shkon. Ajo më tha se ka ndjenja për mua. I thashë se do e lë gruan por nuk e di a mund ta bëj. Nuk ka bërë asgjë për ta merituar këtë.

Deidre: Seksi mund të izolohet rrallë herë. Tradhtia jote nuk ka të bëjë vetëm me nevoja seksuale pasi dashnorja ka ndjenja emocionale. Ky trekëndësh nuk mund të vazhdojë më kështu. I detyrohesh bashkëshortes tënde që të rikthesh jetën seksuale në vend që ta tradhtosh.

Thuaji dashnores se nuk doje ta lëndoje por po përpiqesh të shpëtosh martesën kështu që lidhja duhet të marrë fund. Thuaji gruas se e kupton situatën e saj por duhet të përpiqeni së bashku që martesa të mos marrë fund. Ajo të ka mbështetur në të kaluarën dhe tani ka nevojë për ty në këto ditë të vështira.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY