Presidenti amerikan Donald Trump sërish është në qendër të vemëndjes, dhe sigurisht kjo për shkak të incidenteve argëtuese.
Komandanti i përgjithshëm i ushtrisë më të fuqishme në botë, teksa ngjiste shkallët e avionit të tij, Air Force One sot, u pa t’i ngjitej një letër higjienike në këpucë.
Për fatin e tij të keq, dhe për fatin e mirë të gjithë të tjerëve, çdo gjë u filmua nga kamerat. Teksa po kthehej për të përshëndetur para se të hynte në avion, letra u hoq nga këpuca.
Menjëherë versionet e ndryshme të videos kanë mbledhur së bashku miliona komente, shumica tallëse.
Një nga përdorueseit e Twitter-it shkruante:
Nuk e di me çfarë të qesh më shumë me letrën që i mbeti në këmbë, apo me faktin që askush nuk i tha presidentit se çfarë i kishte mbetur në këpucë.
Presidenti amerikan kishte një javë të ngjeshur, duke filluar nga fjalimi drejtuar kombit, çështja e Prokurorit Brett Kavanaugh e deri tek pretendimet për evazion fiskal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/